Selami Jenisheri, i cili mori mandatin e deputetit të enjten e kaluar ndërkohë që është njëkohësisht edhe kryetari i partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, rezulton se në vitin 2001, ka qenë i dënuar me 8 muaj burg për akuzën e “Mashtrimit”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur më datë 27.11.201 deklarimin fajtor të deputetit aktual në Kuvendin e Shqipërisë, Selami Jenisheri e për rrjedhojë është dënuar me 8 muaj heqje lirie për akuzën e mashtrim, vendim i cili është lënë në fuqi në gjykatat e të gjitha shkallëve.
Jenisheri e kishte apeluar këtë vendim por që nuk ishte marrë parasysh duke vendosur mospranim të rekursit nga i pandehuri.
Gjatë ditës së sotme media zbuloi se Jenisheri ka gënjyer në deklarimet e bëra në formularin e dekriminalizimit duke mos e theksuar se ka qenë i dënuar.
Në një pronocim në media pas zbulimit të këtij fakti, Jenishehri u shpreh se dënimi i është hequr nga Gjykata e Lartë. Edhe në këtë rast ai ka gënjyer pasi në vendimin e siguruar të Gjykatës së Lartë konstatohet se ka rrëzuar pretendimet e Jenisherit duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkodrës për dënimin e tij me burg.
Duke falsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, Jenisheri rrezikon jo vetëm humbjen e mandatit të deputetit, por edhe dënim të ri penal për falsifikimin dokumentash në këtë rast të formularittë dekriminalizimit.
Sipas ligjit në fuqi nga “praktika e konsoliduar e Seksionit të Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe vetë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, referuar vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit, fakti që në Formular, nuk është pasqyruar asnjë e dhënë në lidhje me vendimin penal të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e bën këtë Jenisheh=rin, të përfshihet në kushtet e ndalimit duke sjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik”.
Nëse do të ndiqen të gjitha hapat ligjore, Jenisheri nuk do të përballet vetëm me humbjen e mandatit të deputetit por edhe me një dënim që mund të shkojë deri në 4 vjet heqje lirie.
Kjo parashikohet në Neni 5, pika 3 e ligjit nr. 138/2015, njohur si “Ligji i Dekriminalizimit”, i cili përcakton se “deklarimi i rrethanave të rreme ose të shtrembëruara në Formular përbën vepër penale, sipas nenit 190 të Kodit Penal”.
Neni 190 i Kodit Penal parashikon gjithashtu: “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.”.
Pas gjithë kësaj prokuroria ka përgjegjësinë dhe detyrimin që të hetojë mbi këtë çështje dhe të japë verdiktin e saj konform ligjeve të vendit.
Selami Jenisheri ka qënë pjesë e listës së zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2017, në listat e Partisë Demokratike në Shkodër.
Jenisheri është shprehur më herët se nuk do ta pranojë mandatin që i takon pas djegies së mandateve nga paraardhësi i tij por që vetëm disa ditë më parë ai ndoqi të gjitha procedurat ligjore për të marrë mandatin.
(F.GJ/FAXWEB.AL)