Është zbuluar arsyeja e pezullimit nga detyra të zv.ministrit të Mbrojtjes, Idlir Peçit. Sipas vendimit të marrë në datën 3 korrik në mbledhjen e radhës së Këshillit të ministrave thuhet se ky vendim është marrë me kërkesen e tij për arsye profesionale.
“Ministria e Mbrojtjes njofton se lirimi nga detyra i Idlir Pecit si zevendesminister eshte bere me kerkesen e tij per arsye profesionale”, njoftoin zyrtarisht Minisitria e Mbrojtjes.
VENDIMI:
VENDIM Nr. 481, datë 3.7.2017
PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI Edi Rama.