17:44 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardhet biseda mes Ramës e Hotit, kryeministri i Kosovës zbulon vizitën në Shqipëri

20:39 | 29/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhet biseda mes Ramës e Hotit, kryeministri i Kosovës zbulon vizitën në Shqipëri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë. Me këtë rast, kryeministri Hoti e falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e përhershme që Shqipëria i ka dhënë Kosovës.

Duke theksuar se Kosova dhe Shqipëria i kanë të gjitha mundësitë që ta thellojnë bashkëpunimin edhe më tej, kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës e konsideron natyrshëm Shqipërinë si partnerin më të afërt dhe strategjik në procesin e realizimit të synimeve integruese euroatlantike.

Ndërkaq, duke folur për gjendjen e re të krijuar në vend, kryeministri Hoti ritheksoi se Republika e Kosovës tashmë ka një kulturë të dëshmuar institucionale për t’i përballuar me dinjitet sfidat e tilla, që natyrisht nuk janë të lehta.

Po ashtu, kryeministri Hoti ritheksoi se, pavarësisht rrethanave dhe vështirësive që mund të dalin gjatë procesit, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që ta zhvillojë agjendën e saj të integrimeve euroatlantike.

“Ne jemi të vendosur ta vazhdojmë procesin e dialogut me Serbinë, me qëllim të arrijmë një marrëveshje të përhershme paqeje e stabiliteti, e cila do të rezultojë me njohjen e ndërsjellë në mes dy vendeve”, theksoi kryeministri Hoti.

Ndërsa, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ofroi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për institucionet dhe popullin e Kosovës. “Shqipëria i ka qëndruar dhe do t’i qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës”, tha Kryeministri Rama, duke theksuar se edhe në të ardhmen, Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset.

Në fund të këtij takimi, kryeministri Rama e ftoi kryeministrin Hoti për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila pritet të realizohet këtë të premte, më 3 korrik 2020.

Pas

“Jap dorëheqjen nëse…”, Hashim Thaçi flet për aktakuzën për vrasje të paligjshme dhe krime lufte: Zoti e bekoftë Kosovën

Para

VIDEO/ Gjergj Luca i hakërrehet gazetares: Waww, ju jeni Fax News, wawww. Gazetarja: Imagjinoni çfarë ju bëni qytetarëve që silleni kështu

Para
VIDEO/ Gjergj Luca i hakërrehet gazetares: Waww, ju jeni Fax News, wawww. Gazetarja: Imagjinoni çfarë ju bëni qytetarëve që silleni kështu

VIDEO/ Gjergj Luca i hakërrehet gazetares: Waww, ju jeni Fax News, wawww. Gazetarja: Imagjinoni çfarë ju bëni qytetarëve që silleni kështu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Von der Leyen: Plani “ReArm Europe 2030” mobilizon 650 miliardë euro për mbrojtjen

Nuk do të ketë përsëritje zgjedhjesh në Dibër/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Sërish aksident në Lungomare/ Përplasje mes dy makinave, vetëm dëme materiale

Meme për JD Vance i kushton pushimet/ 21-vjeçari norvegjez dëbohet nga SHBA

Teherani përgatitet për tubim popullor pas thirrjes së liderit suprem për “fitore ndaj Izraelit”

Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte gabim, por shpresoj të ketë sukses

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, Bajrat dhe Bilali i drejtohen Gjykatës së Lartë

Teherani jep mesazh për qetësim: S’do të ketë sulme nga ne, nëse Izraeli ndalon i pari

Kriza në Lindjen e Mesme/Meloni mbron Trump në Senatin italian: Nuk shkaktoi kaos

Trump publikon mesazhin e Rutte, shefi i NATO-s e përgëzon për vendimin ndaj Iranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.