Më datë 10 Prill do të mblidhet Konferenca e Krryetarëve në orën 10:00 të paradites me anë të platformës elektronike ndërsa mësohet se në rendin e ditës do të jenë 3 pika.
Mësohet se do të diskutohet për projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr 166 datë 16.21004. Gjithashtu për shqyrtimin e draftprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 16 prill-30 maj 2020, dhe në fund shqyrtimin e draft kalendarit trejavore të punimeve të Kuvendit për periudhën 16 prill-30 prill 2020.
Faxweb.al mëson se seanca plenare e para pas hyrjes së vendit në situatë të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, do të zhvillohet më 16 prill ku mes të tjerave do të kalojnë edhe disa Akte Normative të qeverisë.