Policia e Durrësit ka nisur procedim penal dhe po punon për kapjen e një 28-vjeçari. Kjo pasi 28-vjeçari ka kryer marëdhënie seksuale me dhunë me 18-vjeçaren me iniciale E.C.Por është zbardhur edhe dëshmia e vajzës që denoncoi 28-vjeçain për përdhunim.
Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku adoleshentja , E.C. 18 vjeçe, banuese në Sukth i Ri, denoncoi shtetasin 28-vjeçari V.B, se e kishte përdhunuar. Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për përdhunimin e një vajze të moshës 18-vjeçare nga shoferi i një furgoni, shkruan një portal online.
Ngjarja:
Vajza ka bërë kallëzimin në polici dhe ka thënë se gjithçka ka ndodhur më 23 shkurt dhe ajo akuzon 28-vjeçarin V.B. se e ka përdhunuar.
Ajo ka thënë se ditën e enjte ka dalë nga shtëpia në lagjen Sukth i Ri dhe ka shkuar tek stacioni i furgonëve, pasi donte të shkonte te kushërinjtë e saj në Manëz.
“Aty ka gjetur një furgon që drejtohej nga 28-vjeçari V.B., edhe ai banues në Sukth i Ri”- raporton “panorama”.
Vajza ka thënë se ka hipur në furgon, por ai nuk u mbush me pasagjerë të tjerë. “Shoferi nisi furgonin dhe më çoi në Gjirin e Lalzit”- tregon ajo. Sipas saj, me gjithë kundërshtimet e saj ai ka abuzuar me të dhe e ka përdhunuar brenda furgonit dhe më pas janë kthyer. Vajza ka treguar për ngjarjen te familjarët e saj. (J.V/Shuplaka)