Është zbardhur dëshmia e biznesmenit Gëzim Balla, i cili i shpëtoi mbrëmjen e djeshme një atentati me armë në Bulqizë. Sipas Ballës, autori Ferizan Shehu është ndihmuar dhe nga persona të tjerë gjatë atentatit.
“Dje në 17.00 më ka telefonuar pëersoni që më bëri atentat, më ka thënë se më duhen 10 mijë euro se kam një problemi thashë se nuk kam aq lekë, më ka kërcënuar, më sill paratë se do të vij aty, më ka folur me fjalë fyese dhe të rënda.
Pas 30 minutash ika me makinë, në timon ishte shoferi, pas 5 minutash rrugë në afërsi të Bulqizës personi qëlloi 5 herë me pistoletë, në atentat nuk ka qëne vetëm kanë qënë 5 të tjerë, pasi gjuajti më telefonoi sërish dhe më kërkoi para, pas pak erdhi shefi i policisë Bulqizë, u futa në makinën time prapë, më mori në telefon më kërkoi para”, është shprehur Balla.
Të tjera detaje dalin në dritë nga tentativa për të vrarë biznesmenin Gëzim Balla, mbrëmjen e djeshme në Bulqizë. Policia ka identifikuar dhe autorin e kësaj ngjarje, i cili është Ferizan Shehu, dhe është vënë në kërkim nga ana e bluve, por derimë tani nuk është arritur që të kapet.
Mësohet se Balla është kërcënuar nga Shehu një shumë prej 10 mijë eurosh dhe ngjarja e ka zanafillën pas një telefonate që ka marrë biznesmeni.
Autori i ka kërkuar Ballës të dalë me shumën e parave në një zonë jashtë qytetit ndërsa para se ta bënte këtë, ka njoftuar policinë dhe së bashku janë nisur drejt vendit të përcaktuar nga personi në fjalë.
Pasi ka vënë re prezencën e policisë, autori që ishte fshehur rreth 500 metra nga vendi i lënies së takimit, ka qëlluar në ajër 5 herë dhe është larguar, ndërkohë forca të shumta kanë rrethuar zonën për kapjen e tij.
Burimë bëjnë me dije se Gëzim Balla ka marrë së fundi një tender 380 mln lekë për ndërtimin e një rruge 2.2 km në këtë zonë, fond i bashkisë së Bulqizës. Po ashtu mësohet se Balla ka edhe një galeri Kromi në Bulqizë, por nuk dihet ende nëse janë këto motivet e ngjarjes.