Është zbardhur dëshmia që ka dhënë para pòlicisë shtetasi Eduart Lamaj, i cili është árrestuar si autor i dyshuar për vrásjen e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Marku (Gjergji), në 30 Maj në Laç.
Mësohet se Lamaj ka deklaruar se një prej víktimave i kishte para borxh, dhe ai i kishte shkuar me qëllim për ti shkátërruar hotelin dhe jo për ta vrárë. Por sipas Policisë dhe prokurorisë ky version i Lamës nuk qendron.
“Më kishte borxh dhe shkova që ti shkátërroja hotelin, nuk kisha qëllim që ti vrísja. Ata më gjuájtën me ármë dhe unë u kundërpërgjigja për vetëmbrojtje”, mësohet që të jetë shprehur Lamaj, që sipas Pòlicisë nuk është e vërtetë pasi ka dyshime që të jenë pjesë e një grupi të strukturuar kríminal, dhe nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë vrásës me pagesë.
Lama u vu në pránga teksa ishte duke u mjekuar në një klinikë private në Tiranë, për shkak se mbeti i plágosur në këmbë në ditën kur ndodhi átentati ndaj biznesmenëve. Bashkë me të u vunë në pránga dhe mjekët që e kanë ndihmuar, të cilat burime për Faxweb.al bëjmë me dije se janë Besim Lamaj dhe Viktor Marku.
Pòlicia në njoftimin zyrtar tha se ka identifikuar dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë që kanë ndihmuar Lamajn në vrásjen e Likës dhe Markut (Gjergjit). (E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post