00:35 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Zbardhet dëshmia e ish-policit privat, si kërkoi leje në punë një ditë përpara grabitjes

09:44 | 15/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhet dëshmia e ish-policit privat, si kërkoi leje në punë një ditë përpara grabitjes

Ish-punonjësi i kompanisë siguruese “Ro-Gat Security”, Fation Xhyliu, ka shërbyer si çelësi për zbardhjen e identitetit të pesë anëtarëve të tjerë të bandës dhe skemës së grabitjes së shumës 3.2 milionë dollarë nga furgonët e kompanisë “Jaguar Security”.

Referuar dëshmisë së tij të zbardhur nga “Shqiptarja.com” mësohet se Xhyliu ka pasur rolinn e vëzhguesit të automjeteve që transportonin paratë. Ai ka qenë në Vorë, ku ka sinjalizuar anëtarët e tjerë të bandës për mjetet transportuese të parave në momentin që po i afroheshin zonës së Laknasit.

Në dëshminë e tij përpara prokurorëve, Fation Xhyliu ka treguar se prej disa kohësh kishte qenë punonjës në kompaninë siguruese. Një ditë përpara se të kryhej grabitja, ai ka kërkuar leje në punë me justifikimin se kishte një punë personale.

I ndaluari ka treguar se gjatë kohës që ishte punonjës i kësaj kompanie, ka pasur dijeni për transportimin e parave dhe vlerës së tyre, ndaj kishte vënë në dijeni edhe anëtarët e tjerë të bandës me të cilët do të bashkëpunonte.

Ish-polici ka rrëfyer më tej se kur ishtë paraqitur në punë, kishte dëgjuar kolegët e tij të eskortës së shoqërimit të parave se si ishin sulmuar në mënyrë të befasishme dhe s’kishin mundur të bënin asnjë lëvizje. Pas grabitjes, mësohet se ai kishte dhënë dorëheqjen me pretendimin se kishte gjetur një punë më të mirë ndërsa disa kolegëve u ishte shprehur se do të largohej jashtë shtetit. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Bankadeshmigrabitjaish-polic
Pas

Lojtarët e Barcelonës “shpërthejnë” kundër trajnerit pas humbjes me PSG-në

Para

”Televizionin e mbaj në frigorifer, kurse gazetat i shoh varur në tel, në kioska të pista urbane?”

Para
KUSHTE SUPLEMENTARE PËR T’U INTEGRUAR NË BE-Nga Artan Fuga

''Televizionin e mbaj në frigorifer, kurse gazetat i shoh varur në tel, në kioska të pista urbane?''

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.