GJKKO këtë të martë ka nisur procesin e marrjes në pyetje të dëshmitarëve të SPAK në lidhje me çështjen e Fredi Belerit. Ndër të tjerë dëshmoi edhe ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Ermal Hajdini.
Ai u shpreh se e njihte Arsen Ramën, i cili ishte personi që u infiltrua për të “futur në kurth” Belerin për shitjen e votës në zgjedhjet e 14 majit. Hajdini u shpreh se Rama ka bashkëpunuar disa herë me policinë.
Ermal Ajdini: Unë në janar te 2023 jam emëruar shef komisariati në Himarë. Arsen Ramën ma kanë prezatuar një koleg polic. Në fund të muajt prill të 2023 më ka telefonuar dhe më ka thënë se po bliheshin vota për Alfred Belerin. Pas marrjes së këtij informacioni unë kam bërë për një javë verifikimet e mia dhe më ka rezultuar që informacioni ishte i vërtët. Më pas kam vënë në dijeni eprorët e mi. Të cilët më kanë thënë që të vë në dijeni prokurorin në lidhje më këtë çështje. Më pas Arsen Rama ka vendosur që të bashkëpunoj me prokurorin, për te bërë veprimet stimuluese. Në dijenin time ka nënshkruar një marrveshje bashkpunimi. Më pas kam marrë urdhër nga prokuroria që të nisja me veprimet dhe kam kontaktuar arsen ramën për të kryet të gjitha veprimet stimuluese. Rama dhe familja e tij jetonin në Himarë por më pas ata me kanë shprehur shqetësimin se janë kërcënuar dhe janë dërguar në Vlorë.
Pyetjet e avokatëve.
Arsen Ramën e kam njohur gjatë muajt shkurt të ketij viti. E kisha numrin e tij të telefonit sepse ai ka bashkpunuar edhe më heret me policinë për ceshtje të tjera. Nga shkurt deri në prillë e kam takuar 2-3 herë. Pasi kemi përfunduar të gjitha veprimet hetimore referimin e kam bërë gati në zyrë dhe e kam nisur për në drejtorin e vlorës. Aty kam dërguar edhe Arsen Ramën. Në informacionet qe në kishim përpos parave qyetarëve u janë premtuar edhe leje qëndrimi në greqi.
A jeni në dijeni që Arsen Rama ka marrë shpërblim nga policia?
Në dijenin time po pasi është një procedure e ligjshme. Për më tepër informacion drejtohuni me një kërkesë drejtorisë vendore të policisë së vlorës.
Beleri: A keni dijeni të ketë përgjime pa autorizim të prokurorit?
Ajdini: Në dijenin time jo, te gjitha përgjimet janë kryer me autorizim të organeve kopetente.
Beleri: Kishit urdher për të përgjuar të gjithë zyrën time elektorale?
Ajdini: Kemi përgjuar subjektet që na ishin autoriziar nga prokurori.
Beleri: Sa lista ka dorëzuar Rama?
Ajdini: ka dorëzuar atë listë që ju i keni thënë në telefon, një në zyrë njërën kopje e ka dorëzuar tek ne. Nuk i mbaj mënd emrat e listes.
Discussion about this post