Javën e kaluar një kamerier 20-vjeçar u akuzua nga një grua amerikane me ngjyrë, se e kishte përdhunuar në një klub nate.
Kamerieri me iniciale F.A ka dhënë dëshminë e tij në polici ku sipas tij, marrëdhënia seksuale është kryer me dëshirën e gruas dhe e mohon kategorikisht që të ketë ushtruar dhunë seksuale ndaj saj.
Megjithatë, sipas raportit të Mjekësisë ligjore, në trupin e 37-vjeçares amerikane kishte akoma disa shenja dhune në trup, pavarësisht faktit që kishte kaluar shumë kohë nga ngjarja.
Gjithsesi, akoma pritet rezultati përfundimtar i mjekut që të thotë se në çfarë kohe, janë shkaktuar shenjat dhe në çfarë rrethanash. Kamerieri do të mbahet në qelinë e paraburgimit, derisa kjo të ndodhë. (D.D/Shuplaka)