Pas vrasjes së Martin Ndrecajt nga fqinji i tij Ndue Zefi ditën e dielë në zonën e Ish-Kënetë, për herë të parë kanë reaguar familjarët e viktimës të cilët sqarojnë se si qëndron e vërteta e vrasjes së të afërmit të tyre.
Arben Ndreca, vëllai i viktimës ka treguar se ngjarja nuk ka lidhje ‘për çështje nderi’ siç është raportuar në media por sipas tij e vërteta e ngjarjes së rëndë ka të bëjë me motive banale, “Pse më shikon”, kaq ka mjaftuar dhe të dy palët janë konfliktuar me njëri tjetrin, dhe kjo ka çuar deri në rrëmbimin e armës nga ana e fqinjit i cili e ka vrarë Martin Ndrecajn në makinë ku në ato momente ishe me djalin e tij 10-vjeçarë.Arben Ndrecaj tregon edhe për raportin që kanë pasur me Ndue Zefin dhe se njiheshin më herët.
“Ne e kemi pasur të njohur Ndue Zefin, por nuk është se kemi patur ndonjë afrimitet me të. Kemi qenë afër me shtëpi në Adriatik të Kurbinit. Banesat kishin një distancë prej 100 metrash me njëra tjetrën” thotë Ndreca.
Vëllai i viktimës, tregon se Martin Ndrecaj ka qënë në të njëjtin lokal, por në tavolina të ndara dhe në një moment sipas tij Ndue Zefi i ka hënë “Pse më sheh”
“Vëllai im atë natë ka qenë në të njejtin lokal me viktimen në Durrës, por jo në të njëjtën tavolinë siç është thënë në media. Martini ka qenë bashkë me djalin e tij 10-vjeçar dhe me ca përsona të tjere. Në një moment autori i ka thënë Martinit pse më shikon dhe e ka ofenduar. Sipas dëshmitarëve aty kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas autori është larguar. Martini ka qëndruar dhe 20 minuta në lokal dhe më pas ka marrë makinën dhe është larguar bashkë me djalin për të shkuar në shtëpi. Pak metra pa arritur tek banesa autori i ka dalë para dhe i ka bllokuar rrugën me automjetin e tij. Martini ka zbritur dhe sipas djalit që ka qenë me të janë konfliktuar me njëri tjeterin. Pas konfliktit vëllai është nisur për të ikur, ndërsa autori ka shkuar tek makina dhe ka marrë armën. Ka qëlluar me 5 plumba në drejtim të makinës dhe dy prej tyre i kanë prekur organet jetësore, duke i shkaktuar vdekjen.
Djali ka qenë në sendiljen e përparma të makinës së bashku me të atin. Kur është qëlluar ai ka ulur kokën dhe fatmirësisht ka shpëtur për mrekulli. Sipas asaj çfarë ka thënë djali pasi ka qëlluar autori është afruar tek makina dhe pasi e ka parë që Martini kishte vdekur është larguar me shpejtësi. Në ato momente djali ka njoftuar nënën e tij dhe më pas policinë” tregon Ndreca.
Arben Ndreca sqaron se nuk është aspak e vërtetë që krimi ka ndodhur për çështj nderi.
“Nuk është aspak e vërtetë që krimi të ketë ndodhur për çështje nderi. Vëllai ka jetuar jashtë shtetit prej shumë vitesh dhe në Shqipëri vinte vetëm për pushime. Ai nuk ka patur fare afrimitet me Ndue Zefin dhe pretendimet e atij se e ka kryer krimin për çështje nderi nuk ekzistojnë dhe atë e ka thënë vetëm për të mbrojtur veten dhe për të patur lehtësira. Ngjarja na ka tronditur shumë si familje dhe kërkoj që ai të marrë dënimin që i takon” shprehet Arben Ndreca./ OraNews
Discussion about this post