Është zbardhur dinamika e ngjarjes së sotme në Mirditë ku Fatmir Koleci 46-vjeç vrau në oborrin e shtëpisë së ish-bashkëshorten, këtë të fundit e cilat quhet Esmeralda Filopati 36-vjeçe dhe vëllain e saj Edison Filopatin, 34-vjeç.
Koleci është nga fshati Zejmen i Lezhës, ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes i armatosur dhe pas një konflikti verbal, ka qëlluar për vdekje Edison Filopatin.

Pasi ka dëgjuar të shtënat, ka dalë në oborr edhe motra e viktimës dhe ish-bashkëshortja e autorit me të cilën kishte 3 fëmijë, por nuk ka nguruar të qëllojë për vdekje edhe atë.
Mësohet se ai ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes për të marrë fëmijët ndërsa divorci i tyre mësohet nga burimet për Faxweb.al kishte ardhur pas konflikteve të vazhdueshme që kishte pasur mes tyre.
Faxweb.al se në një rast, Koleci ka tentuar ta vriste me thikë Esmeraldën të cilën e kishin shpëtuar fqinjët e tyre teksa ish-bashkëshorti i kësaj të fundit kishte kryer edhe burg pas denoncimit.
Fatmir Kolecaj, banues në Zejmen është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas në sy të fëmijëve të tij. Kolecaj, përveç dhunës, e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij edhe me një armë zjarri, pushkë model 56 me 10 fishekë që u sekuestruan nga policia në atë kohë.
Gjykata kishte vendosur që fëmijët t’i mbante 36-vjeçarja ndërsa Koleci nuk e kishte pranuar një fakt të tillë, diçka e cila u provua edhe mbrëmjen e sotme duke kryer një krim të dyfishtë.

Mbrëmjen e sotme ai ka qëlluar me një armë të tipit kallashnikov dhe pas krimit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia ka bërë të mundur në kohë rekord identifikimin e tij pasi raportohet se kanë qenë edhe persona të tjerë në banesën e familjes Filopati.
Policia e Rrëshenit ka thirrur në ndihmë edhe forcat RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Shkodra për kapjen e autorit, ndërsa ka ngritur postblloqe nëpër akset kryesore që lidhin vendin e ngjarjes me rrugët e mundshme që mund të ketë shfrytëzuar për tu arratisur.
https://www.facebook.com/141633979817906/posts/550295358951764/
Lexo edhe:
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post