09:06 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardhet drafti për Amnistinë, të dënuarit që përfitojnë falje

07:31 | 05/12/2016
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Veç e Shuplakës
0
Zbardhet drafti për Amnistinë, të dënuarit që përfitojnë falje

Zbardhen 9 nenet e projektligjit për Amnistinë që pritet të miratohet së shpejti në Kuvend. ”Shuplaka” publikon draftin e plotë dhe kategoritë e të dënuarëve, për të cilët do kërkohet falje. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi ditë më parë se shumë shpejt projektligji do kalohet për miratim në kuvend, ndërsa përcaktohet me qartësi se cilët të dënuar do falen. ”Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimit të gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas dispozitave të këtij ligji.”, thuhet në pikën lidhur me synimin e këtij projektligji. Amnistia do të përfshijë kategoritë e të dënuarëve me vendim të formës së prerë, të cilët do ta marrin dënimin deri më 31 dhjetor 2016.

KRITERET PËR TË MARRË FALJE DËNIMI

Personat që do të përfitojnë nga amnistia janë atë që janë dënuar me  vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet për dënime të dhëna deri në datën 31 dhjetor 2016, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 6 të këtij ligji.

Përveç tyre do të përfitojnë edhe: personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me gjobë (për pjesën financiare të pashlyer të dënimit deri në datën 31 dhjetor 2016), personat, për të cilët gjykata me vendim gjyqësor të formës së prerë deri në datën 31 dhjetor 2016,  i ka caktuar me një nga llojet e alternativave të dënimit, personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 6 të këtij ligji, personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baraz ose mbi moshën 50 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 6 të këtij ligji, personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baraz ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 6 të këtij ligji si dhe personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale parashikuar më poshtë.

KATEGORITË QË NUK PËRFITOJNË AMNISTI TË PLOTË

Të gjithë personave të dënuar, të cilët nuk përfitojnë amnisti të plotë u amnistohet: 1,5 vjet të mbetura për personat e dënuar gra dhe personat që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë të mitur dhe 1 vit të mbetur për personat e dënuar burra.

Ndërkohë që amnistohen nga ndjekja penale të gjithë personat, të cilët deri në datën 30 nëntor  2016 kanë konsumuar vepra penale apo kundravajtje penale, të cilat parashikojnë një dënim në maksimum deri në dy vjet burgim ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë.

PERSONAT E DËNUAR QË NUK PËRFITOJNË

Një kufizim i fortë për dhënien e amnistisë është për të gjithë ata të dënuar që kanë kryer një seri krimesh siç janë ato kundër njerëzimit, jetës, shëndetit, lirisë së personit, krimet seksuale etj. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti edhe personat, të cilët i janë shmangur drejtësisë, qofshin këta të dënuar që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë, apo ata që i janë shmangur autoritetit të ndjekjes penale.

Kështu sipas nenit 6 të ligjit që pritet të votohet nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për:

a) krime kundër njerëzimit

b) krime kundër jetës, të kryera me dashje

c) vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit

ç)   krime seksuale

d) vepra penale kundër lirisë së personit

dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit

e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes

ë)   vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike

f) vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve

g) vepra penale kundër mjedisit

gj) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues

h) krime që cënojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera

i) vepra me qëllime terrorist

j) krime kundër autoritetit të shtetit

k) vepra penale kundër drejtësisë

l) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve

ll) vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale

Nuk dihet me saktësi koha se kur projektligji do shkojë në Kuvend, por burime të sigurta konfirmojnë për ”Shuplaka”-n se planifikohet të shkojë sa më shpejt të jetë e mundur, pas ripunimit në formën finale. /Valmora Gogo-SHUPLAKA

draftaministi1ok

draftaministi2ok

draftaministi3ok

draftaministi4ok

draftaministi5ok

 

 

Etiketa: amnistiamnistiafaljeligji i amnistiseministria e drejtesiseprojektligjite burgosurte denuar. burg
Pas

Zgjedhjet në Drenas përfundojnë me balotazh, PDK e zhgënjyer

Para

Ristani-Ramës: Erdhe si shpëtimtar, po ikën si varrmihës

Para
Ristani-Ramës: Erdhe si shpëtimtar, po ikën si varrmihës

Ristani-Ramës: Erdhe si shpëtimtar, po ikën si varrmihës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Negociatat për armëpushim në Ukrainë, DW: Armëpushimi nuk duket në horizont! Delegacioni rus në nivel këshilltarësh

Zgjedhjet 2025/ Rreth 50 mijë zarfe pezull, nis sot numërimi i votave nga Greqia

Nga Ukraina te emigracioni, Europa kërkoi dje nga Tirana unitet për sfidat e sigurisë, paralajmërim edhe për Rusinë me sanksione

Stuhia e pluhurit shkakton alarm portokalli në 13 provinca iraniane, shkollat dhe zyrat mbyllen

Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane për pushimet verore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.