Ngjarja e rëndë që ndodhi në “Xhamlliku” në Tiranë ku mbeti e vrarë gjyqtarja Fildez Hafizi ishte paralajmëruar pasi ajo i ishte drejtuar organeve kopentente për dhunën që ushtronte burri ndaj saj.
Është zbuluar letra që babai i Fildez Hafizit, Benjamin Hafizi i kishte dërguar Ministrit të Drejtësisë një vit më parë. Në letër i moshuari i kërkon ministrit të mbrojë vajzën e tij.
“Jeta e Fildezit është në rrezik. Merreni në mbrojtje Fildesin”, shkruhet ndër të tjera në letër i moshuari.
Fildez Hafizi, 39 vjeçe u vra nga ish-burri i saj Fadil Kasemi më 31 gusht, pak metra larg banesës së saj. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve, ndërsa punonte si gjyqtare në Shkodër. Hafizi ishte e divorcuar dy vitesh më parë nga 53-vjeçari por mes tyre kishin vijuar konfliktet.
Ajo kishte marrë urdhër mbrojtje nga i ish-burri dhe ky i fundit ishte dënuar edhe me 3 vjet heqje lirie nga gjykata në vitin 2015. (J.V/Shuplaka)