02:54 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardhet ligji për gjendjen civile, mos gënjeni për adresat sepse parashikohen gjoba

18:28 | 04/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhet ligji për gjendjen civile, mos gënjeni për adresat sepse parashikohen gjoba

Gjatë paradites së sotme, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri deklaroi se nëse qytetarët nuk e deklarojnë vendbanimin real edhe nëse e ndryshojnë atë, do të gjobiten.

Tahiri shtoi se qytetarëve do iu jepen disa muaj kohë, ku procedurat do zbatohen me tarifa zero, por në muajin qershor do nisin gjobitjet. Ky vendim pasqyrohet në amendimin e ligjit për Gjendjen Civile, që hyri në fuqi këtë Janar.

Gazeta Shqiptarja.com ka zbardhur ligjin në fjalë ku thuhet se nëse qytetarët nuk do të deklarojnë adresën fillestare apo të ndryshuar pranë zyrave të Gjendjes Civile, atëherë do të penalizohen me 10,000 lekë gjobë nga 3,000 lekë që është aktualisht.

Disa nga nenet e ligjit:

Neni 5
Neni 17 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 17.
1. Një person apo një ose më shumë familje kanë të drejtë të banojnë në vendbanimin e një personi apo të një familjeje tjetër kur nuk kanë lidhje familjare, kur plotësohen standardet e sipërfaqes së banimit për frymë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në këtë rast, kryefamiljari i familjes pritëse dhe personi apo kryefamiljari që kërkon të banojë në vendbanimin e tij shprehin vullnetin e tyre për këtë qëllim para nëpunësit të zyrës së gjendjes civile, në juridiksionin e së cilës është vendbanimi i familjes pritëse.
 
2. Në rast të lidhjeve familjare të vërtetuara, pranimi i personit apo i familjes në vendbanimin e ri bëhet në bazë të deklarimit të tyre para nëpunësit të zyrës së gjendjes civile, në juridiksionin e së cilës është vendbanimi i familjes pritëse.
 
3. Nëpunësi i ngarkuar i bashkisë/njësisë administrative, në juridiksionin territorial të së cilës ndodhet vendbanimi i ri, kryen verifikimet përkatëse, në lidhje me plotësimin e standardeve të sipërfaqes së banimit për frymë. Pas kryerjes së verifikimit, nëpunësi përgatit një raport, i cili është pjesë e praktikës që administron nëpunësi i zyrës së gjendjes civile për këtë qëllim.”.
 
Neni 6
Pas nenit 21, shtohet neni 21/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 21/1. Deklarimi dhe regjistrimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Deklarimi dhe regjistrimi i adresës së shtetasve shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, bëhet sipas legjislacionit përkatës.”.
 
Neni 8
Pika 3 e nenit 27, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“3. Aktet e martesës, të mbajtura në postet konsullore, si dhe deklarimet e lindjes e të vdekjes, të mbajtura në shërbimin e gjendjes civile të vendeve të huaja, për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, përcillen, periodikisht, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila ia dërgon për regjistrim zyrës së gjendjes civile përkatëse.”.
 
Neni 15
Pika 1, e nenit 56, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“1. Nëpunësi i zyrës së gjendjes civile, në juridiksionin e së cilës ka ndodhur lindja, pasi administron deklaratën e shkruar të personave të përcaktuar në nenin 40, të këtij ligji, lidhur me: a) emrin që do t’i vendosin fëmijës së lindur, përveç emrave të klasifikuar të papërshtatshëm, sipas përcaktimeve të këtij ligji; b) mbiemrin që do të mbajë fëmija, në përputhje me Kodin e Familjes, i pasqyron këta përbërës të gjendjes civile në aktin e lindjes.”.
 
Neni 20
Pas nenit 69 shtohet neni 69/1, me këtë përmbajtje: “Neni 69/1.
1. Dokumenti “certifikatë”, që sipas dispozitave të këtij ligji lëshohet sipas të dhënave të Regjistrit Kombëtar, nga zyra e gjendjes civile në njësi administrative, mund të lëshohet edhe nga zyra e gjendjes civile në bashki, në juridiksionin e së cilës ndodhet njësia.
 
2. Në rastin e ofrimit të shërbimit, sipas parashikimit të bërë në pikat 2 dhe 3, të nenit 61, të këtij ligji, dokumenti “certifikatë” lëshohet sipas të dhënave të Regjistrit Kombëtar, me nënshkrimin dhe/ose vulën elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”.(D.D/Shuplaka)

Etiketa: ligji per gjendjen civile
Pas

Majlinda Bregu e pasionuar pas koncertit të Shkëlzen Dolit: Larg qoftë tallavaja

Para

Frika nga ISIS, Policia: Lavdrim Muhaxheri nuk ndodhet në Kosovë

Para
Frika nga ISIS, Policia: Lavdrim Muhaxheri nuk ndodhet në Kosovë

Frika nga ISIS, Policia: Lavdrim Muhaxheri nuk ndodhet në Kosovë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.