12:36 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardhet lista e deputetëve demokratë që do bllokojnë rrugët, Basha lë jashtë 3 emra të rëndësishëm

09:17 | 24/04/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhet lista e deputetëve demokratë që do bllokojnë rrugët, Basha lë jashtë 3 emra të rëndësishëm

Tashmë është e ditur, Partia Demokratike sot përshkallëzon aksionin e saj, pas më shumë se 65 ditësh në protestë para Kryeministrisë. Pesë janë zonat ku qytetarët do të dalin për të protestuar, duke bllokuar rrugët. Bllokimi i rrugëve do të ndodhë rreth orës 11-12 të paradites, ndërsa qytetarët nuk do të jenë vetëm.

”Shuplaka” zbardh sot listën e deputetëve demokratë që do të jenë së bashku me qytetarët gjatë aksionit, ndërsa mësohet se 3 emra shumë të rëndësishëm do të mbeten jashtë: Majlinda Bregu, Jozefina  Topalli dhe Eduard Selami.  Ata njihen edhe si ”rebelët” e PD-së, pas kundërshtimit të herëpashershëm të lidershipit aktual.

Kurse përgjegjës për mbarëvajtjen e protestës në çadër, e cila nuk do të ndalet janë deputetët: Jorida Tabaku, Genc Ruli, Arben Imami dhe Ridvan Bode.

Basha ka zgjedhur që të jetë i pranishëm gjatë bllokimit të rrugës te sheshi ”Shqiponja”, në orën 11.

ZONAT KU DO BLLOKOHEN RRUGËT DHE DEPUTETËT:

1-            Jugu, Rotonda e Plugut

Arben Ristani – përgjegjës politik

Deputetët: Kozma Dashi, Bedri Miha, Astrit Veliaj, Liljana Elmazi

2-            Juglindja – Rotonda e Bradasheshit

Edmond Spaho – përgjegjës politik

Deputetët: Luçiano Boçi, Arbiola Halimi, Gjergji Papa, Eleina Qirici

3-            Veriu, Rotonda e Milotit

Aldo Bumçi – Përgjegjës politik

Deputetët: Helidon Bushati, Irma Kopliku, Alban Zeneli, Albina Dede

4-            Tirana 1 – Sheshi Shqiponja

Edi Paloka – Përgjegjës politik

Deputetët: Gerd Bogdani, Foljon Mima, Kelti Kruja, Bedri Hoxha, Roland Keta, Dhurata Çupi, Myqerem Tafaj, Gjovalin Bzheta, Mimoza Hajdarmataj

5-            Tirana 2 – Mbikalimi pranë Shkollës Teknologjike

Flamur Noka – Përgjegjësi Politik

Deputetët: Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Genc Pollo, Albana Vokshi, Astrit Patozi, Igli Cara, Kastriot Islami, Asllan Dogjani. (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: bllokim rrugëshdeputetetprotesteps
Pas

U zhdukën pasi dolën për të peshkuar, gjendet trupi i pajetë i njërit prej të rinjve në Vlorë

Para

”Karton i kuq për Ramos”, vijon telenovela e replikave mes tij dhe Pique për arbitrimin

Para
Ramos i përgjigjet “flakë për flakë” Pikes: Të rishikojë ndeshjen me PSG-në, mbase do mendojë ndryshe

''Karton i kuq për Ramos'', vijon telenovela e replikave mes tij dhe Pique për arbitrimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Notturno’ botohet në italisht, libri i ish-presidentit Bamir Topi! Prezantohet në Torino

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Britania shqyrton ligjin e kastrimit për pedofilët dhe abuzuesit seksualë

Macron kryeson takimin për të adresuar ‘kërcënimin’ e Vëllazërisë Myslimane

Diplomacia e Selisë së Shenjtë, WSJ: Samiti Rusi-Ukrainë në Vatikan mund të mbahet në mesin e qershorit

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Ish-kreu i inteligjencës britanike: Lufta e Izraelit, kërcënim për Evropën e botën

Gonxhja më i votuari në Tiranë: S’ka lidhje me Bashkinë, por përgjegjësia është e madhe

Anija luftarake e Koresë së Veriut dëmtohet gjatë lëshimit, Kim Jong Un “shpërthen” në akuza dhe thërret mbledhje urgjente

Mbështetje e përshtatur nga SHBA për reformimin dhe modernizimin e sistemës penitenciare shqiptare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.