15:36 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zbardhet lista me 6 deputetët dhe 3 kryetarët e Bashkive të majtë që janë nën hetim nga Prokuroria

15:17 | 14/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhet lista me 6 deputetët dhe 3 kryetarët e Bashkive të majtë që janë nën hetim nga Prokuroria

 Nëntë funksionarë të lartë, deputetë dhe kryebashkiakë janë në listën e prokurorisë me dyshimin se ata janë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.

Top Channel e verifkoi listën e Prokurorisë së Përgjithshme nga burime zyrtare dhe rezultoi se 6 prej tyre janë deputetë.

 3 kryebashkiakët e Poliçanit, Tepelenës dhe Pogradecit: 

1- Adtriatik Zotka

2-Tërmet Peçi

3-Eduard Kapri

DEPUTETËT E MAJTË QË PO VERIFIKOHEN NGA PROKURORIA:

1- Artan Gaçi

2- Armando Prenga

3- Gledion Rehovica

4- Aqif Rakipi

5- Omer Mamo

6- Mhill Fufi

Të gjithë këta zyrtarë, përveç Mhill Fufit dhe kryetarit të Bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri, janë të mazhorancës. Por ndërkohë edhe Mhill Fufi është i përjashtuar nga grupi i PD, pas votës së tij për një nga shtatë ligjet e drejtësisë dhe nga selia blu llogaritet si votues i maxhorancës. 

Ndërkohë, burime jo zyrtare i thanë Top Channel se edhe raportet e kryebashkiakut të Pogradecit Kapri janë të ftohta me selinë blu dhe ai është afruar sërish me partinë e tij të dikurshme, LSI. 

I kontaktuar nga Top Channel, deputeti Artan Gaçi tha se nuk është dënuar kurrë dhe nuk ka marrë kurrë asnjë gjobë të vetme në asnjë prej vendeve të Bashkimit Europian. 

Por çfarë bie në sy është se prokuroria ka përfshirë në proces edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Burime të besueshme konfirmuan për Top Channel se Prokuroria e Përgjithshme ka derguar në KQZ disa shkresa me përmbajtje të njëjtë për 9 funksionarët publikë, duke kërkuar informacion se në çfarë stadi verifikimi janë formularët e tyre të dekriminalizimit. 

Ky është një proces që KQZ-ja e ka kryer prej disa muajsh, kur u be edhe mbledhja e formularëve të deklarimit dhe konfirmohet se përgjigjia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është se 6 deputetët dhe 3 kryebashkiakët nuk janë në pozitat e humbjes së mandatit. 

Përgjigjia zyrtare e KQZ është nisur të hënën drejt prokurorisë, e cila është e vetmja hallkë që mund të hetojë për të shkuarën e këtyre zyrtarëve, jashtë kufijve të vendit dhe më thellësisht në kohë dhe në përmbajtje. /Top Channel

Etiketa: dekriminalizimideputetetligj i dekriminalizimit
Pas

Shkarkohet nga TVSH? Kujtim Prodani status të çuditshëm: Më erdhi radha

Para

Tri femra bukuroshe “strukin” Ramën në cep, kryeministri i buzëqeshur (FOTO)

Para
Berisha liston premtimet dhe “arritjet” e Ramës: Sot pas katër vitesh…

Tri femra bukuroshe "strukin" Ramën në cep, kryeministri i buzëqeshur (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe në Kosovë, kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendor

Itali/Shqiptari i dënuar për vrasje arrestohet me 11 kg kokainë dhe armë zjarri

SHBA reagon për vrasjen e palestinezo-amerikanit: Ambasadori kërkon hetim të thelluar

Vlorë/parakalime të rrezikshme, gjobiten me 100 mijë lekë dy shoferë

Aksident i trefishtë në Maliq, dy persona të plagosur

Rusia bombardon Pavlohradin: shkatërrohet fabrika dhe stacioni i zjarrfikësve

Athinë: arrestohet shqiptari i dyshuar si vrasës me pagesë, punonte për mafian turke

Sherr për hapësirat publike në Tushemisht/ Përplasje mes pronarëve të hotelit dhe kryeplakut

Vrasja në Mat: dy të dyshuar në burg, ata mohojnë përfshirjen

Makina hyn mes turmës në Los Angeles, 28 të plagosur, 9 kritike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.