Lajmi i ndarjes së moderatores Bora Zemani dhe DJ-it Vin Veli është përfolur jashtë mase kohët e fundit por prapë nuk ishte kuptuar ishin ndarë apo jo.
Derisa pasditen e sotme i ftuar në emisionin “Rudina”, me Rudina Magjistarin, Vin Veli ka pranuar gjithçka.
“Unë dua të jem i sinqertë. Jemi ndarë, si gjithë lidhjet që nisin mirë dhe nga rrethanat, koha, karriera, nuk na bëjnë që të ndihemi mirë për të vazhduar më tej.”-u shpreh DJ-i i njohur.
I pyetur në lidhje me fotot e publikuara pak ditë më parë ku ai shihej përkrah dy femrave në një club duke u argëtuar Vini u përgjigj:
“Nuk ka as tradhti asgjë. Ato janë shoqe të përbashkëta të miat dhe të Borës.”
Më tej DJ i mirënjohur tregoi se si shkon aktualisht marrëdhënia më Borën dhe lidhjen e fortë që ka e djalin e tij Arborin.
“Ne kemi marrëdhënie prap, nuk jemi ndarë me doreza boksi dhe ndoshta është më mirë kështu sepse po merremi vesh shumë mirë. Unë dhe Bora kemi qenë shumë të përkushtuar ndaj djalit, unë kam lënë edhe karrierën time pas dore dhe bëra një pauzë të shkurtër. Djali tani qëndron me të dy, sepse unë nuk rri dot pa e parë. Edhe kur jam nëpër udhëtime, ka pasur raste që jam kthyer vetëm për të, kështu e ndiej.”-rrëfeu DJ Vin Veli.
(F.M/Faxweb)