Një telefonatë ka mbërritur në policinë e Vlorë që ka sinjalizuar për të shtëna me armë zjarri në Lungomare.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivët e policisë së Vlorës, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë verifikime.
Kur kanë shkuar në vendngjarje personat e pyetur kanë mohuar që kanë dëgjuar të shtëna.
Fax News mëson se të shtënat kanë ardhur pas sherrit që ka ndodhur në një lavazh të qytetit.
Punonjësi i lavazhos është konfliktuar me një person, pronar i automjetit tip benz. Punonjësi i lavazhos e ka goditur me grusht, ndërsa drejtuesi i makinës tip benz ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në ajër.
Fatmirësisht nga të shënat me armë nuk ka persona të lënduar. Pronari i makinës është larguar me shpejtësi, ndërsa punonjësi i lavazhos është shoqëruar nga ana e policisë.
Njoftimi i policisë:
Me datë 31.12.2021, rreth orës 11:24, në lagjen “Ujë Ftohtë”, jashtë një lavazho, dyshohet se shtetasi A.Sh, 43 vjec, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
(E.K/Faxweb.al)