Ashtu siç u paralajmërua paraditen e sotme nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, LSI-ja ka kallëzuar penalisht Kryeministrin Edi Rama tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Padia i përket fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, kur Kryeministri Rama bëri thirrje që Policia e Shtetit t’i bashkohej aksionit masiv për vota në favor të PS-së.
Në padinë e LSI-së, thuhet se Rama ka konsumuar 3 vepra penale.
(Vijon) (F.G/Faxweb)