Policia në Shkodër ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një të tretë si autor të një plagosje me thikë ndaj një 20 vjeçari. Janë arrestuar shtetasit :
Avdyl Lushaj, 25 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër
Saimir Lushaj, 27 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”
Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
S.L, 20 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”.
Arrestimi i tyre u bë pasi në datë 6 gusht 2017 në vendin e quajtur në hyrje të lagjes “Tepe”, pas një konflikti për motive të dobëta në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë, si dhe kanë plagosur lehtë me mjet prerës thikë shtetasin N.L.
Në vendngjarje u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja arme zjarri pistoletë dhe prova të tjera biologjike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Kanosjes”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta, e kryer në bashkëpunim”. (B.H/Shuplaka)