Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar planin e saj, se si do t’i punësojë 100 mijë të rinj, nëse ata dalin fitues të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.
“LSI beson se rinia është aseti më i vyer i kombit dhe punësimi i tyre duhet të jetë prioritet kryesor i çdo qeverie.”, thuhet në njoftimin e LSI-së.
Kjo parti politike me në krye Petrit Vasilin, beson se do të arrijë të hapë vende të reja pune, në sektorë të cilët deri më tani kanë qenë të neglizhuara nga qeveritë paraardhëse, si sektori bujqësor apo ai i agro-industrisë, enegjetikës etj.
“LSI beson se me planin e saj për transformimin ekonomiko-social të vendit , në 4 vitet e ardhshme është e mundur që të happen 100 mijë vende pune vetëm për të rinjtë, potencialisht në:
-Sektorin bujqësor, të agro-industrisë dhe peshkimit do të hapen 25 mijë vende pune për të rinjtë
-Sektorin e turizmit do të hapen 35 mijë vende pune për të rinjtë
-Sektorin e infrastrukturës, energjetikës dhe industrisë do të hapen 25 mijë vende pune për të rinjtë
-Sektorin e Shërbimeve profesionale (financiare, ligjore, telekomunikacion, IT) do të happen 15 mijë vende të reja pune për të rinjtë.”, thueht në programin e publikuar nga LSI. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1871″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]