00:49 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardhet projekt-rezoluta/ Kuvendi e quan ‘nul’ dekretin e presidentit për Xhaferllarin (Çfarë i kërkohet komisionit hetimor për Metën?)

16:37 | 14/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhet projekt-rezoluta/ Kuvendi e quan ‘nul’ dekretin e presidentit për Xhaferllarin (Çfarë i kërkohet komisionit hetimor për Metën?)

Fax News ka zbardhur projekt-rezolutën që do të diskutohet nesër në Kuvend në lidhje me propozimin e presidenti Ilir Meta për zgjedhjen si anëtare të Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari.

Në projekt-rezolutën e siguruar nga Fax News, theksohet se ky është një akt i nxjerrë jashtë kompetencës kushtetuese të Presidentit dhe minon rifillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese.

Na arsyetimin e publikuar në projekt-rezolutë Kuvendi e quan të pavlefshëm dekretin e nxjerrë nga presidenti dhe si i tillë sipas tij konsiderohet nul.

“Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se Dekreti i Presidentit është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.”

Kuvendi po ashtu i ka kërkuar Komisionit hetimor shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës që të përmbyllë punën e tij brenda afatit të caktuar  në vendimin e Kuvendit datë 03.10.2019, si dhe të marrë në konsideratë gjatë punës së tij edhe këtë situatë të krijuar nga Presidenti në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funskionimit të Gjykatës Kushtetuese të zbatojnë me përgjegjshmëri dhe përgjegjësi detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë Dekretin e Presidentit nr.11350, datë 13.11.2019.

Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Komisionit hetimor për shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës të përmbyllë punën e tij brenda afatit të caktuar  në vendimin e Kuvendit datë 03.10.2019 dhe të marrë në konsideratë gjatë punës së tij edhe këtë situatë të krijuar nga Presidenti në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të ushtrojë detyrat e tij kushtetuese në lidhje me fillimin e detyrës së gjyqtareve kushtetuese Znj. Arta Vorpsi, Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji.”- thuhet në projekt-rezolutën e Kuvendit.

Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta dekretoi anëtaren e re të Gjykatës Kushtetuese,  Marsida Xhaferllari.

Ndërkohë pasditen e sotme Meta ka thërritur për betim 3 anëtare të zgjedhura dhe të dekretuara për KED-në, duke përjashtuar emrin e Arta Vorpsit, e cila bëri betimin e sotëm te noterja.

Nuk dihet ende nëse kandidatet do të paraqiten te Meta, ndërsa mes emrave është Marsida Xhaferllari, e cila u dekretua nga kreu i shtetit për anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: ilir metakuvendi quan nul dekretin e presidentitmarside xhaferllariprojekt rezoluta
Pas

E tmerrshme, vret shokun dhe veten me armë në mes të klasës

Para

Lirohet nga burgu ish-drejtori i Hipotekës në Durrës, ndryshon masa edhe për dy ish-punonjësit e Kadastrës

Para
Lirohet nga burgu ish-drejtori i Hipotekës në Durrës, ndryshon masa edhe për dy ish-punonjësit e Kadastrës

Lirohet nga burgu ish-drejtori i Hipotekës në Durrës, ndryshon masa edhe për dy ish-punonjësit e Kadastrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.