Organizata ” Freedom House” e rendit Shqipërinë mes vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Kosovën, Moaqedoninë, Bosnjën dhe Malin e Zi.
Ndërsa vendet e tjera të rajonit, Koracia, Serbia, por edhe fqinjë i Shqipërisë Greqia rendin krah vendeve të lira.
Duke iu refereruar këtij raporti të publikuae nga “Freedom House” me titull “Liria në Botë 2018”, 45 % e vendeve janë të lira, 30 % pjesërisht të lira dhe 25 % jo të lira. Mes vendeve që organizata i konsideron jo të lira bën pjesë Turqia por edhe Rusia.
Mes të tjerave në raport thuhet se demokracia në vitin 2017 u përball me krizën më serioze në dekadën e fundit, pasi janë shkelur dhe sulmuar parimet themelore të saj si garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të drejtat e minoritetet, liria e shtypit dhe sundimi i ligjit.
Një vit më parë në raportin e “Freedom Hause” shkruhej se Shqipëria nuk ka shënuar progres nga viti i kaluar. Në një vlerësim nga një deri në shtatë, ku nota një është shkalla më e lartë, ndërsa 7 është shkalla më e ulet e përparimit demokratik, Shqipëria mori notën 4.14, njësoj si në vitin 2016, duke u klasifikuar si “Qeveri tranzitore ose regjim hibrid”.
Vlerësimi i shkallës së demokracisë përfshinë disa kategori si: procesin zgjedhor, shoqërinë civile, mediat e pavarura, qeverisjen demokratike kombëtare, qeverisjen demokratike lokale, kuadrin juridik dhe pavarësinë e drejtësisë dhe shkallën e korrupsionit. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post