Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim tek Instituti i Ndërtimit, ku nuk janë të pakta shkeljet që janë konstatuar. Ky raport ishte edhe tema e emisionit të sotëm “Ajsberg” me gazetarin Artur Çani, i cili tregoi një pjesë të gjetjeve të KLSH.
Sipas Çanit, KLSH, në autditimin e kryer në fund të shtatorit, ka konstatuar se në Institutin e Ndërtimit 7 punonjës janë pa licencë, ndërsa 5 të tjerë janë të sapodiplomuar.
“Në faqen e KLSH ka një vendim për evadimin e materialeve, siguyrimi i cilësisë së veprave ndërtimore. Ka bërë një auditim në shtator të 2019 për sigurimin e cilësisë së veprave ndërtimore. Në këtë raport thuhen shumë gjëra.
Nga auditimi i strukturës organike të IN dhe kapaciteteve profesionale ekzistuese rezultoi se: Në Drejtorinë e Rregullave Teknike dhe Oponencës janë të punësuar 16 punonjës, nga të cilët inxhinierë ndërtimi 6 punonjës, inxhinierë hidroteknikë 4 punonjës, arkitektë 5 punonjës dhe 1 punonjës inxhinier gjeolog.
Nga ballafaqimi i kërkesave të përcaktuar për rekrutimin e punonjësve në këtë drejtori (të miratuara nga Drejtori i Përgjithshëm), rezulton që për specialistët e sektorit të oponencave, është kërkuar minimalisht diplomë bachelor dhe nuk është kërkuar eksperiencë pune. Rezulton gjithashtu që 7 punonjës nuk kanë licencë për projektim (edhe pse është kriter i kërkuar), 5 punonjës janë të sapo diplomuar dhe pa eksperiencë në fushën e projektimeve”, tha Artur Çani.
Gazetari tregoi edhe një shkelje tjetër që KLSH ka gjetur. Shkelja e dytë ka të bëjë me akredimin e testimeve.
“KLSH thotë që Instituti i Ndërtimit nuk ka bërë oponencë dhe nuk ka vlerësime negative. Ata sugjerojnë që të ketë 3 vlerësime dhe në fund fare të certifikohet. E dyta është certifikimi me rezervë, që do të thotë se ky projekt duhet riparë. Ose ka edhe një të tretë që projekti është i pavlefshëm dhe duhet ribërë.
Në auditikm është parë edhe Drejtoria e Laboratorëve, veç asaj të Certifikimit dhe Standardeve. Për Drejtorinë e Laboratorëve thuhet se nuk ofron shërbime testimi të akredituara. Shërbimet që ajo bën, nuk janë të akredituara. Si mund të merren parasysh këto gjetje kur standardet janë të paharmonizuara me ato të BE? Këtu është vaj medet”, tregoi Artur Çani gjatë emisionit.