18:00 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zbardhet se çfarë u vendos në sot në Konferencën e Kryetarëve për Reformën Zgjedhore

14:52 | 27/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhet se çfarë u vendos në sot në Konferencën e Kryetarëve për Reformën Zgjedhore

Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi mblodhi sot Konferencën e Kryetarëve e Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar lidhur me kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Konferenca e Kryetarëve vendosi me konsensus miratimin e kërkesës dhe përgatitjen e projektvendimit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Kryetari Ruçi bëri me dije se në mbështetje të pikës 3, neni 24 brenda dy javëve nga diskutimi i Konferencës së Kryetarëve sipas propozimit që konferenca dakordëson për mbështetjen e kërkesës së grupit parlamentar të PD-së, duhet unifikuar qëndrimet lidhur me objektin, përbërjen dhe kohëzgjatjen e këtij komisioni.

Gjithashtu, u shqyrtua edhe kërkesa e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,  Taulant Ballës për ndryshimin e rendit të ditës të seancës plenare.

Sipas kërkesës, propozohen të shtohen në rendin e ditës projektvendimi “Për miratimin e strukturës dhe organikës të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese”, projektvendimi “Për miratimin e strukturës dhe organikës të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, projektvendimin “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Komisionerit Publik”.

Njëherësh  Balla ka propozuar që të shkrihen në rendin e ditës dekretet 9765 datë 14.10.2016 për kthimin e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin.  Për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ndryshuar” dhe dekretin me numër 7969 datë 18.10.2016 “Për kthimin e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Dhomat e Tregtisë dhe të Industrisë së ndryshuar”.

Lidhur me këto propozime, Ruçi u shpreh se: “Në bazë të rregullores së Kuvendit, kjo është një çështje që i përket seancës plenare. Duke qenë se mbledhja ishte mbledhur posaçërisht për kërkesën e grupit parlamentar të PD-së, do t’ju bëja apel edhe kryetarëve të grupeve parlamentare dhe deputetët respektive të të gjitha grupeve parlamentare të jenë të gatshëm për të dhënë verdiktin e tyre për të 5-ta problemet, edhe për 3 vendimet edhe për 2 dekretet”. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: diskutimigramoz ruciKonferencën e Kryetarëve
Pas

Mustafa Nano justifikon Edi Ramën për kriminelët: I ka dalë situata jashtë kontrollit

Para

Aksident i rëndë në Tiranë, drejtuesi i motorit mbetet përtokë, kalimtarët i japin ndihmën e parë

Para
Aksident i rëndë në Tiranë, drejtuesi i motorit mbetet përtokë, kalimtarët i japin ndihmën e parë

Aksident i rëndë në Tiranë, drejtuesi i motorit mbetet përtokë, kalimtarët i japin ndihmën e parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali/ Grabitje përfundon në tragjedi: Shqiptari 25-vjeçar humb jetën pas shkëmbimit zjarri

Monopatinat elektrike, trend i rrezikshëm në rrugët e Tiranës

Kallas: Trump kërkoi rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, u përgjigjëm pozitivisht

Hegseth: Programi bërthamor i Iranit është eliminuar, “Merrni një lopatë dhe gërmoni”

Turqia në krye të investimeve të huaja në Shqipëri, Holanda dhe Italia pas saj

Frikë dhe pasiguri në Teheran: Lideri suprem pezullon komunikimet pas sulmeve

Trump: Irani ka nevojë për para pas luftës nuk kundërshtoj shitjen e naftës në Kinë

Qeveria miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës, kapacitet 62 MW për 49 vite

UNESCO: Mediat online duhet të dallohen nga përmbajtjet individuale kërkohet përmirësim i ligjit

Florida/ U godit nga rrufeja në Florida gjatë muajit të mjaltit, ndërron jetë 29-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.