Botuesi dhe biznesmeni i njohur Henri Çili u vë mbrëmjen e djeshme në prangat e policisë, në banesën e tij, pasi akuzohet se ka ndërhyrë në Gjykata për të liruar anëtarët e grupit të zjarrit, të përfshirë në përplasjen me Policinë në fshatin Lazarat.
Ka qenë një hetim i nisur nga prokuroria e Përmetit, prej gjashtë muajsh, ai që ka nxjerrë në dritë dhe emrin e Çilit, që duket se ka biseda me disa persona të arrestuar për drogë, mes të cilëve dhe Adil Aliko, i cili ka dy djemtë e tij në burg, për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.
Aliko, i cili kërkonte heqjen e dënimin të përjetshëm ndaj djalit të tij Arbionit, duket se i ka premtuar para dhe toka Çilit, përmes avokatit dhe pedagogut Ilir Korbi, në mënyrë që të riut t’i hiqej dënimi në gjykatën e lartë, pas vendimit të formës së prerë që është dhënë në apel.
Mësohet se së bashku me Çilin dhe me Korbin është arrestuar dhe noterja Shpresa Gjocaj, ku dyshohet se janë kryer kontratat për tokat që babai i Alikos do ia jepte Çilit dhe avokatit Korbi për të ndërhyrë në Gjykatën e Lartë për të zbutur dënimin e përjtshëm të Alikos.
Henri Çili akuzohet për ‘Ushtrim të ndikimit të paligjshëm tëk gjyqtarët’, ‘ Mashtrim’ dhe ‘ Pastrim të produkteve të veprës Penale’ , ndërkohë që kontrolleve mbrëmjen e djeshme nuk u ka shpëtuar as Universiteti Privat që ai drejton.
Për ngjarjen janë zhvilluar paralelisht aksione në Tiranë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, ku ka një numër më të madh se 60 personash që janë shoqëruar, për shumicën e të cilëve janë lëshuar dhe urdhër arreste.
Po ashtu në mesin e të asrrestuarve është dhe biznesmeni Sait Fishta, i cili ka qenë kandidat për deputet nga radhët e socialistëve në Qarkun e Shkodrës. Fishta është arrestuar dhe më parë nga ana e policisë, për shkak se është akuzuar për ndërtime pa leje në bregdet.
Po ashtu në mëngjesin e sotëm Policia ka ushtruar kontrolle të imtësishme në disa banesa në Lazarat, mes tyre dhe atë të babait të dy djemve që janë në burg, Adil Alikos.
Derimë tani burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se janë shoqëruar dy persona, Amarildo dhe Alfred Aliko, në banesat e të cilëve janë gjetur armë dhe fishekë.
Nuk ka një informacion zyrtar nga ana e Policisë lidhur me arrestimin e botuesit Çili, ndërsa dëshmitarë thanë se në ambientet e Universitetit privat që ai drejton mbrëmjen e djeshme janë kryer kontrolle të imtësishme.
Në fund policia e ka gjetur Çilin në banesën e tij, ku i janë vënë edhe prangat dhe më pas janë kryer kontrolle edhe aty.
Reagimi i parë nga qeveria
Reagimin e parë nga qeveria për reagimin e Çilit, dhe dhjetra personave të tjerë, e ka bërë zv.kryeministri Erion Braçe, i cili shprehej me nota mallëngjyese se askush nuk mund të harronte gjakun e derdhur të Ibrahim Bashës.
“IBRAHIMBASHA
Sherbyes i Shtetit dhe i ligjit!
NUK DO TE HARROJ KURRE KUSH TY!
NUK DO TE SHESE KURRE KUSH TY!
Ti do te jesh perhere DESHMORIATDHEUT!
Gjaku yt nuk do te behet kurre
para e pasuri per batakcinjte!
Bravo PROKURORISESEREPUBLIKES e bravo #POLICISESESHTETIT!
I neveritur nga llumi qe do DREJTESINE per ta blere e shitur, i neveritur nga llumi politik qe uleret kunder REFORMESNEDREJRESI, por bleresit e shitesit i ka ne liste deputetesh, i neveritur nga llumi me firme e vule qe noterizon blerjen e shitjen e drejtesise”, shkruante Braçe në postimin e tij.
(E.K/Faxweb.al)