Asnjë kryetar partie nuk do të mbajë fjalim sot në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar.
Burime nga PD-ja bëjnë me dije për Fax News se fjalën do ta kenë vetëm qytetarët.
Fjalën e hapjes do e mbajë një vajzë nga Shkdora dhe më pas mikrofoni do të kalojë tek protestuesit e Unazës së Re, pedagogët, aktivistët për mbrojtjen e Teatrit, përfaqësues nga artizanët, biznesi i vogël apo sipërmarrësit e rinj.
Sipas këtyre burimeve ata do të shprehin revoltën e tyre në një protestë e cila simbolikisht do të jetë dhe shprehja e pakënaqësisë së popullit ndaj qeverisë së Ramës.