03:21 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zbardhet takimi i Metës me zyrtarin e lartë amerikan, Brownfield: Administrata e re mbështet Reformën në Drejtësi (FOTO)

19:54 | 18/01/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhet takimi i Metës me zyrtarin e lartë amerikan, Brownfield: Administrata e re mbështet Reformën në Drejtësi (FOTO)

Gjatë vizitës së tij në Washington, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Ambasadorin William Brownfield.

Ndihmës Sekretari Brownfield vlerësoi miratimin e reformës kushtetuese në drejtësi me konsensus të gjerë si hap që shtron rrugën për një implementim të shpejtë dhe efikas të saj.

Brownfield vlerësoi lart rolin e Metës për kontributin e tij të drejtpërdrejtë në këtë arritje madhore për Shqipërinë.

Ai konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së administratës amerikane në fazën delikatë të zbatimit të reformës për një proces të besueshëm dhe të qëndrueshëm.

Ambasadori Brownfield shprehu kënaqësinë për hapat e kryera në reformën në drejtësi nga që nga takimi i fundit me z. Meta, në qershor të vitit të kaluar.

Gjatë takimit u konfirmua mbështetja për implementimin e Byrosë së Hetimit dhe SPAK-u dhe gatishmëria e SHBA-së për të monitoruar nga afër këtë proces.

Meta falenderoi Brownfield për rikonfirmimin e mbështetjes amerikane në zbatimin e reformës në drejtësi si dhe nënvizoi vullnetin e tij të palëkundur për rritjen e fuqisë së zbatimit të ligjit, për luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe për zbatimin me vendosmëri të dekriminalizimit.

Meta vlerësoi edhe një herë partneritetin e qëndrueshëm në marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në dhe me NATO-n si garanci të vazhdimit dhe të implementimit të reformave të rëndësishme dhe të domosdoshme në Shqipëri.

Në fund të takimit, Ndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasadori William Brownfield dhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta dhanë një prononcim të përbashkët për shtyp.

“Në përfundim të këtij takimi me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Meta më duhet të them se Departamenti i Shtetit, veçanërisht zyra e forcimit të ligjit, ndjehet shumë krenare për bashkëpunimin midis dy qeverive tona, duke mbështetur reformën në drejtësi në Shqipëri, miratimin e ligjeve të reja apo reforma kushtetuese. Dhe ne presim bashkëpunim të mëtejshëm edhe në fazën e implementimit të reformave, në mënyrë që të mund të punojmë së bashku edhe në vazhdim për të siguruar institucione të forta, që janë të afta të garantojnë demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin për popullin shqiptar”, është shprehur Brownfield.

“Ishte kënaqësi e veçantë për t’u ritakuar me Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Ambasadorin William Brownfield për ta informuar atë lidhur me ecurinë e suksesshme të reformës në drejtësi. Jo vetëm me miratimin konsensual të ndryshimeve kushtetuese, por edhe me miratimin e ligjeve të tjera kryesore dhe me vullnetin për të zbatuar sa më shpejt këtë reformë përmes ligjit për Vetting-un, por edhe përmes ngritjes së gjithë institucioneve të tjera.

Njëkohësisht për ta falënderuar për vëmendjen që Departamenti i Shtetit dhe në mënyrë të veçanta zyra e Ambasadorit Brownfield i kushton mbështetjes së zbatimit të kësaj reforme. Sidomos ndihmës dhe mbështetjes për ngritjen institucioneve të reja, të Byrosë së Hetimit të Prokurorisë Speciale për luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjes që i japin SHBA-të misionit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që është vendimtar për suksesin tonë të përbashkët në realizimin e kësaj reforme.

Edhe një herë falënderoj Ambasadorin William Brownfield dhe jam i bindur që vazhdimësia e kësaj reforme do ta bëjë Shqipërinë një partnere më të besueshme për Shtetet e Bashkuara, për NATO-n dhe për Bashkimin Evropian”, është shprehur Meta pas takimit. (A.R/SHUPLAKA)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”824″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: metandihmes sekretarshba
Pas

Nishani: Serbia po mban në fuqi masat e Milosheviçit!

Para

Hipokrizia me OSBE-në!

Para
Hipokrizia me OSBE-në!

Hipokrizia me OSBE-në!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.