Vetëm një ditë më parë u takua Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu. Diplomati amerikan shoqërohej edhe nga kreu i i misionit të OPDAT, Xhon Smaibert dhe me drejtuesen e re të organit të akuzës teksa në Prokurori ku u takua me Arta Markun për 30 minuta.
Mësohet se në këtë takimnë Prokurorinë e Përgjithshme diplomati amerikan, Donald Lu teksa ka biseduar me Kryeprokuroren Marku ka inkurajuar këtë të fundit që të nxisë prokurorët që të luftojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta.
Sipas “Panorama” ambasadori i SHBA-së ka inkurajuar kryeprokuren Arta Marku për të hetuar edhe politikanë të lidhur me krimin, duke përfshirë edhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Gjatë takimit, Lu ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zgjedhjen e Markut në detyrën e Prokurores së Përgjithshme dhe i ka kërkuar asaj që të ushtrojë detyrën e ngarkuar nga Parlamenti në mënyrë të pavarur dhe e pandikuar politikisht. (J.V/Faxweb)