Ministria e Arsimit ka bërë publike datat kur do të zhvillohen provimet kombëtare për nxënësit e klasave të nënta për vitin shkollor 2019-2020.
Në bazë të një njoftimi meësohet se provimet do të zhvillohen në muajin qershor nga data 16- 23.
Më datë 16 qershor, do të zhvillohet provimi i gjuhës së huaj ndërsa më 19 qershor nxënësit t’i nënshtrohen provimit të gjuhës shqipe dhe më pas 23 qershor do të jetë i matematikës.
Në udhëzimin e shpërndarë me firmë të ministres Shahini, janë të përcaktuara edhe procedurat e hartimit të testeve.
Testet do të nisin në orën 10:00 dhe do të zgjashin 2 orë e 30 minuta.