Gjykata e Durrësit me gjyqtar Shpëtim Reka dhe sekretare Zheni Muka kanë vendosur ditën e sotme ta konsiderojnë të pavlefshëm vvendimin e pak ditëve më parë të po kësaj Gjykate për mos lejimin e marrjes së detyrës së kreut të Bashkisë nga ana e kandidates fituese, Valbona Sako.
“Shkaku ligjor i kërkimit është i ndryshëm, pasi në kërkesë subjekti politik Partia Socialiste e Shqipërisë ka bazuar kërkimin e saj në interesin e ligjshëm si pjesë e koalicionit zgjedhor, të cilit i përket kandidatja fituese për Kryetare e Bashkisë Durrës dhe interesit politik të këtij subjekti për fillimin e ushtrimit të mandatit nga kandidati fitues përkatës”, shkruhet ndër të tjera në shpjegimin e detajuar të Gjykatës.
Gjykata arsyeton se bazuar në në nenin 60/1 të Ligjit Nr.139/2015 „Për vetëqeverisjen vendore “ gjykata arrin në përfundimin se kërkesa e Partisë Socialiste të Shqipërisë si pjesë e koalicionit zgjedhor „Aleanca për Shqipërinë Europiane“ për vërtetimin e mandatit të Valbona Sako si Kryetare e Bashkisë Durrës është e bazuar dhe në prova në ligj dhe duhet pranuar.
Sipas trupës gjykuese, në praktikën e zakonshme të zgjedhjeve të organeve të qeverisjes vendore, si kërkues paraqitet kandidati fitues për kryetar bashkie, të cilin gjykatat në çdo rast e kanë legjitimuar duke vlerësuar se ka një interes të ligjshëm në paraqitjen e kërkesës. Ndërkohë përsa kohë dispozita sipas gjykatës nuk përcakton shprehimisht subjektin që duhet të paraqesë kërkesën për vërtetimin e mandatit, në përcaktimin e legjitimimit dhe interesit të ligjshëm në këtë kërkim gjykata i referohet rregullave të përgjithshme të përcaktuara në ligj.
Në fund të shpjegimit përkatës, Gjykata shprehet se ky vendim është i formës së prerë.
Shpjegimi i plotë:
(F.GJ/FAXWEB.AL)