Arbitrazhi Ndërkombëtar ka marrë vendimin përfundimtar për procesin gjyqësor mes kompanisë Becheti shtetit shqiptar ndërsa sipas dokumentit të mëposhtëm ky i fundit duhet ti paguajë Françesko Beketit një shumë prej rreth 140 milionë euro.
Procesi ka nisur mes palëve kur qveria shqiptare vendosi mbylljen e televizionit Agon ndërsa më herët ka pasur edhe përplasje mes tij dhe kryeministrit si edhe kryabshkiakut Erion Veliaj.
Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, ICSID me seli në Uashington, më 24 prill të vitit që shkoi, mori vendim të formës së prere që shteti shqiptar duhet t’i paguaje 110 (+30) milionë euro dëmshpërblim pronarit të AGON Channel, Françesko Beketi.
Komiteti ad-hoc vendosi më 23 mars 2020 të heqë pezullimin e ekzekutimit të vendimit për pagimin e 110 milionë eurove dhe kjo do të thotë se ekzekutimi i kësaj shume duhet të bëhet automatikisht dhe menjëherë
ICSID, dënoi Shqipërinë, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Vendimi u mor në 24 Prill të vitit të kaluar. Dy muaj më vonë, Avokatura e Shtetit njoftoi “fillimin e procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen dhe kontraktimin e avokatit ose të zyrës së avokatisë vendase ose të huaj..” me qëllim “përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anulimit të një vendimi arbitrazhi në ICSID”.
Në këtë mënyrë taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë sipas këtij vendimi 140 milionë euro, plus shpenzime që mendohen të jenë tepër të larta ku mungon edhe transporenca.
Pavarësisht se pas vendimit të Prillit të kaluar, shteti shqiptar bëri dhe një përpjekje për të fituar kohe dhe kërkoi të anulojë një pjesë të vendimit, nuk ka arritur dot ta fitonte gjyqin.
Ndërkohë, Gjykata e Uashingtonit e kishte pranuar kërkesën për rishqyrtim të asaj pjese të argumentuar nga shteti shqiptar duke pezulluar përkohësisht shlyerjen e pagesës.