15:13 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardhet vendimi pse gjykata la qeli kryebashkiakun Veliaj, Apeli i GJKKO: Është ende në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka pushtetin për të zhdukur provat

17:41 | 08/04/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhet vendimi pse gjykata la qeli kryebashkiakun Veliaj, Apeli i GJKKO: Është ende në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka pushtetin për të zhdukur provat

Personi nën hetim, Erjon Veliaj, është ende në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij, për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove, si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve.

Ky është një nga argumentet e gjyqtarit të posaçëm të apelit, z. Engert Pëllumbi, në vendimin e zbardhur që konfirmoi edhe në shkallën e dytë arrestin në burg për kryebashkiakun Erjon Veliaj, i dyshuar për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash.

Vendimi iu është shpërndarë avokatëve të kryebashkiakut gjatë kësaj të marte, dhe aty,  gjykata i referohet edhe sjelljes së funksionarit gjatë kohës që ishte i arrestuar, ku dhe ka kryer telefonata nga numri i brendshëm i burgut.

Dhe që, sipas këqyrjeve të mëpasshme të SPAK, konsiderohet si rrezik i helmimit të provave. Megjithatë, shtohet më tej, gjykata vëren se ekziston edhe rreziku i ikjes dhe ai i kryerjes së veprave të tjera të të njëjtit lloj me ato për të cilat po ai procedohet.

Rrezik tjetër llogaritet ai i kërcënimit të grupit të hetimit. Për rrezikun e ndikimit të tek drejtësia kur i hetuari është funksionar i lartë, gjykata e apelit i referohet një vendimi të gjykatës evropiane në rastin Podeski kundër San Marinos dhe që sillet precedent i lidhjeve të forta të mbështetësve.

Pra, pozita e të hetuarit, thotë apeli në Shqipëri, çmohet “sa më i fuqishëm të jetë personi, aq më i madh konsiderohet potenciali për të minuar hetimin ose për të ushtruar trysni të papërshtatshme”.

Lidhur me dyshimet e arratisjes të të dyshuarit, gjyqtari i apelit Engert Pëllumbi shprehet se mundësitë financiare të të hetuarit vlerësohen në harmoni me lëvizjet e tij të shumta, konfirmuar edhe nga sistemi TIMS, dhe për shkak të veprave për të cilat ai po hetohet, gjykata del në përfundimin se ky rrezik është eminent dhe në nivele të larta.

Ky konkluzion nuk relativizohet as nga fakti që personi nën hetim është kryefamiljar dhe babai i një fëmije të mitur, shton më tej gjyqtari. Gjyqtari tregon edhe një rrezik tjetër, atë të rrezikut për të kryer recidivizëm.

Menjëherë pas zbardhjes së vendimit, avokatët do t’i drejtohen me rekurs gjykatës së lartë.

Pas

Kërkohej në Gjermani për vjedhje, kapet nga policia malazeze shkodrani 25-vjeçar

Para

Aleatë tregtarë të ngushtë, presidenti i SHBA u jep përparësi dy vendeve aziatike për të negociuar

Para
Aleatë tregtarë të ngushtë, presidenti i SHBA u jep përparësi dy vendeve aziatike për të negociuar

Aleatë tregtarë të ngushtë, presidenti i SHBA u jep përparësi dy vendeve aziatike për të negociuar

 



Të Fundit

Trup i pajetë gjendet në lumin Shkumbin, policia rrethon zonën pranë ish-Metalurgjikut

Tragjedi në Algjeri: Shembja e tribunës pas festimeve i merr jetën 3 personave, 81 të plagosur

Alarm në Dëshiran të Belshit: Gropa karstike pranë shtëpive, banorët kërkojnë evakuim

Përplasja te “Farie Hoti”/ KAS vendos të ndalojë Asllan Dogjanin nga ambienti i rinumërimit, kërkon ndërhyrjen e policisë për largimin e tij

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH-së, vetëm 2 nga 13 kandidatë me dokumentacion të plotë

Izraeli godet sërish në centralet bërthamore iraniane, bllokon rrugët e hyrjes në impiantin Fordow

Ndërhyrje nga ajri dhe toka, vijon aktive vatra e zjarrit në kodrat e Pilurit

Prezantohet portali e-Legjislacioni, Spiropali: Modernizon procesin legjislativ, rrisim transparencën

Dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i katërt në Gjirin e Lalëzit, vlerësim periodik i procesit

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet kundër mjeteve që shqetësojnë qetësinë publike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.