23:21 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zbardhet vrasja e ndodhur një vit më parë në Mallakastër, dyshohet për hakmarje, celulari i viktimës u gjet në banesën e të ndaluarit

15:37 | 10/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhet vrasja e ndodhur një vit më parë në Mallakastër, dyshohet për hakmarje, celulari i viktimës u gjet në banesën e të ndaluarit

Zbulohet autori dhe motivi i dyshuar i vrasjes së teknologut të KPTHN-së së Ballshit, Shefo Durajt, në pyllin e fshatit Kalenjë të Mallakastrës, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2016.

Policia ka njoftuar ditën e sotme se 41-vjeçari Feti Yzeiraj është prangosur si autori i dyshuar i vrasjes së Durajt. Sipas burimeve zyrtare të polcicisë, autorit të dyshuar i është gjetur aparati celular i viktimës që rezultonte prej gati një viti i zhdukur.

Ndërkohë, nga burime të tjera të bluve është mësuar se i prangosuri ka qenë prej kohësh nën vëzhgim dhe përgjim, pasi dyshohej se ai mund ta kishte kryer krimin për hakmarrje. Kjo, pasi rezulton se babai i viktimës dyshohet se ka vrarë kohë më parë gjyshin e Yzeirajt.

Burimet sqarojnë se nga gjurmimi që është kryer lidhur me vendodhjen e aparatit celular të viktimës, është konstatuar se gjendej në të njëjtat koordinata me shtëpinë e autorit të dyshuar. Nisur nga kjo provë e siguruar së fundmi është ushtruar kontroll në banesën e Yzeirajt dhe është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i aparatit celular të viktimës. Menjëherë pas sigurimit të kësaj prove Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka nxjerrë urdhër ndalimin për veprën penale “vrasje me dashje” ndaj 41-vjeçarit Feti Yzeiraj, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër. Shefo Duraj u zhduk dy javë para se të gjendej trupi I tij në pyllin e fshatit Kalenjë. S

ipas burimeve të atëherhsme të policisë, Duraj kishte përfunduar turnin e tretë dhe ishte larguar nga ambjentet e KPTHN-së së Ballshit ku punonte prej 20 vitesh. Por, që prej atij moment atë nuk e kishte parë më njeri. Pas dy javësh nga zhdukja, trupi i tij u gjet i dekompozuar në pyllin e fshatit Kalenjë. Ekspertët mjeko-ligjorë konstatuan plagë dhe fraktura të kafkës dhe ngritën dyshimet se vdekja kishte ardhur si pasojë e goditjeve me sende të forta.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Fiermallakasterzbardhet ngjarja
Pas

Aksident i rëndë në Korçë, karroca me kalë shtyp të moshuarën e cila humb jetën

Para

Jona Spahiu e merr seriozisht lidhjen, del publikisht me të dashurin në dasmën e mikeshës

Para
Jona Spahiu e merr seriozisht lidhjen, del publikisht me të dashurin në dasmën e mikeshës

Jona Spahiu e merr seriozisht lidhjen, del publikisht me të dashurin në dasmën e mikeshës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.