Policia në Maqedoni ka arrestuar tre persona në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur neë Dibër të madhe ku u vranë në oborrin e shtëpisë një çift dhe vajza e tyre.
Sipas ministrit maqedonas vajza e madhe e familjes Pocesta, Blerta Pocesta ka pranuar se është ajo autorja e vrasjes së prindërve dhe motrës së saj. Ndërkohë janë arrestuar dhe dy bashkëpunëtorët e saj.
Ndërkohë që arsyeja er vrasjes dyshohet se lidhet me përfitimin e parave të siguracionit pasi familja ishte e siguruar në Itali dhe vajza do të përfitonte 1.5 milionë euro.
Ngjarja makabre ndodhi në 27 Gusht. Amid Pocesta 55 vjeç, Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre Anila Pocesta 14 vjeç u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë së tyre.
Ndërkohë pas aludimeve nga mediat për vrasjen e trefishtë në Dibër të Madhe se autori i dyshuar ishte burri i motrës së Amid Pocestës, reagoi pak më parë dhe Rasim Fino.
Në një prononcim për ‘Fax News’, Fino ka deklaruar se në media u përfol se vrasësi ishte ai, por kjo nuk ishte e vërtetë pasi ata nuk kishin pasur probleme pronësie.
“Une jam dhëndri i Amid Pocestës. Televizionet dhanë lajmin se unë jam vrasësi. Policia tha se e ka kryer vajza krimin. Une isha në pyetje, më mbajtën për 24 orë në polici. Une akuzohesha si vrasesi. U zbulua hyrje-dalja e vajzave.
Vajza Blerta kreu vrasjen, kishte qëllim paratë e prindërve. Motra e Blertës, Mukadesi e pranoi në gjyq. Edhe motra e Blertës ka qenë në rrezik, ajo do ta vriste. Mukadesi është 26 vjeç, ndërsa Blerta 28 vjeç. Unë u dyshova i pari sepse jam në një gjyq prone me ta. Kanë dyshuar se e kam vrarë për gardhin. Ne këtu s’kishim probleme”, deklaroi Fino. (B.H/Fasxweb)