Autoritetet kanë njoftuar sot se kanë mundur zbardhin vrasjen e 72-vjeçarit, Faik Ajdini në Memaliaj, ngajrje e ndodhur tre ditë më parë. Lidhur me këtë rast, Drejtori i olicisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa, tha për mediat se janë arrestuar 4 persona. Çipa ka deklaruar se autorë të krimit janë Skënder Ajdini dhe Blerti Kanushi, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim. Ndërsa personat e arrestuar janë Skënder Ajdini, Bledar Ajdini, Blerti Kanushi dhe Darovi Ajdini.
“Për shkak të konflikteve për motive të dobëta mes viktimës Faik Ajdini dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur shtetasin Blerti Kanushi 23 vjeç dhe i kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen.
Ky shtetas në bashkëpunim me Skënder Ajdinin më 19 gusht në 7 të mëngjesit kanë kryer vrasjen me thikë të Faik Ajdinit. Më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas krimit, Skënder Ajdini dhe Darovi Ajdini kanë kryer veprime për pengimin e zbulimit e të vërtetës. Bledar Ajdini, djali i çiftit ka përkrahur autorin e krimit”, tha Çipa.