Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se nga e hëna (7 korrik) do të nisin dërgimet e letrave zyrtare për vendosjen e tarifave të reja tregtare ndaj partnerëve ndërkombëtarë të SHBA-së. Ai tha se do të jenë 12 deri në 15 letra, ndërsa disa marrëveshje janë finalizuar tashmë.
Edhe pse më herët ishte parashikuar që tarifat të hynin në fuqi më 9 korrik, Trump nuk dha një datë të saktë, duke thënë vetëm se “shumica do të jenë të përfunduara” deri atëherë. Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, deklaroi se tarifat do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.
Lajmi ka shkaktuar lëkundje në tregjet aziatike, me indekset kryesore që shënuan rënie të lehtë për shkak të paqartësive mbi afatet dhe përmbajtjen e tarifave.