08:49 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Zbërthehet” Nuredin Dumani: Si vodha më shumë se 8 kg flori. Ja si e njoha Talo Çelën

13:00 | 20/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Zbërthehet” Nuredin Dumani: Si vodha më shumë se 8 kg flori. Ja si e njoha Talo Çelën

Nuredin Dumani, personazh i njohur nga bota e krimit, ka rrëfyer një pjesë të rëndësishme të aktiviteteve të tij kriminale në gjyq. I penduari i drejtësisë, Dumani ka zbuluar detaje të një grabitjeje të madhe që ai ka kryer, ku të përfshirë në ngjarje ishin edhe individë të njohur për lidhjet me krimin, si Talo Çela dhe Gentian Sharra.

Në vitin 2011, Dumani dhe një grup personash kanë realizuar një grabitje në Elbasan, duke vjedhur një sasi të madhe floriri prej mbi 8 kg. Sipas tij, grabitja ishte planifikuar me kujdes dhe ka ndodhur në një parking, ku viktima ishte një argjendar. “Unë nuk e kisha parë më parë viktimën, por Gentian Sharra e kishte planifikuar gjithë ngjarjen,” – tregon Dumani.

Në rrëfimin e tij, ai shpjegon se kanë biseduar për grabitjen në shtëpinë e Talo Çelës, e cila ndodhet pranë lokalit të Gentian Sharrës. Dumani përmend se pas realizimit të grabitjes, floriri, që përfshinte ora dhe varëse floriri, u çua në shtëpinë e Talo Çelës, ku u shpërnda. Mjeti që ata përdorën për t’u larguar nga vendngjarja ishte një Benz 2500.

Nuredin Dumani: Kam bërë shumë grabitje, por mbaj mend grabitjen në Elbasan, te një argjendari, rreth vitit 2011. Shënjestruam pronarin. Unë s’e kisha parë më parë viktimën, por e kishte planifikuar Gentian Sharra. Unë shkova vetë në datën e ngjarjes. Gentian Sharra na tha se do ta godisnim me levë hekuri. Ishte në një parking. Planin e kishim biseduar në shtëpinë e Talo Çelës, e cila ndodhet afër lokalit të Gentian Sharrës. Shtëpia ishte dy katëshe dhe nuk kishte portë, vetëm një rrjetë.

Viktima që e grabitëm ishte trup i mbushur dhe më i gjatë se unë. Për veshjen nuk mbaj mend. Ai kishte ora dhe varëse floriri, diku rreth 8 kg e 300 gram. I morëm dhe shkuam në shtëpinë e Talo Çelës, ku i hodha në tavolinë. Mjeti që përdorëm për t’u kthyer nga grabitja ishte një Benz 2500.

Pas

“Interes i madh për të marrë pjesë në primare”, Berisha: Dëshmi e shkallës së lartë të besimit në PD

Para

“I damkosur në Europë si kukull e Soros”, Berisha: Rama pagoi 150 mijë euro në New York Times kundër meje, por iu kthye në bumerang

Para
“Interes i madh për të marrë pjesë në primare”, Berisha: Dëshmi e shkallës së lartë të besimit në PD

“I damkosur në Europë si kukull e Soros”, Berisha: Rama pagoi 150 mijë euro në New York Times kundër meje, por iu kthye në bumerang

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.