Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e e sotëm në Bularat të Gjirokastrës, ku qytetari grek, Kostandinos Kaçifa, 35 vjeç, qëlloi me armë drejt makinës së policisë shqiptare.
Fax News raporton se 35-vjeçari Kaçifas ka zbrazur karikatorin e automatikut model 56 mbi mjetin e poicisë shqiptare. Nga këto, katër plumb kanë goditur mjetin e policisë.
Gjatë momentit që ka qëlluar drejt policisë, Kaçifa ishte veshur me një uniformë me rroba ushtarake.
Kafiça mësohet se i përket minoritetit grek, dhe ngjarja ka ndodhur në festën që po zhvillohej në Bularat. Fatmirësisht nuk ka mbetur asnjë polic i lënduar, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë.
Aktualisht fshati është ‘blinduar’ nga Forcat Shqiponja, FNSH si dhe RENEA, ndërkohë që po bëhet krehja e zonës në fjalë, për të bërë të mundur kapjen e Kaçifës.
Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar tha se shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
(M.Q/Faxweb.al)
Hapi zjarr ndaj policisë shqiptare, kush është 35-vjeçari i shpallur në kërkim (FOTO)