23:50 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Zbret me helikopter në Shkodër, bën ‘cubin’ duke sulmuar një grua”, Hajdarmataj i del në mbrojtje Ademit dhe sulmon Ramën

23:41 | 15/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputetja nga Tropoja i përgjigjet militantes socialiste nga Vlora

Deputetja e Partisë Demokratike Mimoza Hajdarmataj ka reaguar pas debatit midis kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakes demokrate të Shkodrës Voltana Ademi.

Hajdarmataj e kritikon ashpër Ramën me fjalët: “Zbret me helikopter në Shkodër për të sulmuar një grua”.

Gjatë vizitës së tij sot në Shkodër, ku u përplasën policët e rendit me ata bashkiakë, kryeministri Rama tha se Ademi e konsideron provokim sa herë ai shkon në këtë qytet. 

“Isha në Tiranë dhe më thanë që Voltana më kishte marrë prapë nëpër gojë, pyeta pse. Kishte thënë se Edi Rama mos e provoko  Shkodrën, i duket porovokim kur vij unë, kur vij unë ajo zgjohet nga gjumi. Dhe pastaj mora vesh që kishte ngritur një çadër për të penguar këtë takim edhe thoshte është çadra  për ditën ndërkombëtare të familjes. 

Tani pyetja ime është ku është çadra? U spostuam dhe nuk erdhëm të provokonim, kështu tallet Voltana me Shkodrën, edhe me ata që e kanë votuar, ju siguroj,  ua them pa asnjë lloj ekzagjerimi, Voltanën nuk e merrja as për magaziniere, kur isha në krye të bashki.  Këtu puna është se PD prej 27 vitesh qeveris Shkodrën. Ka marrë  besimin e shumicës së shkodranëve, lufton me fantazmën e komunizmit, përfiton nga një ndasi jo për të ndihmuar Shkodrën por për të mbajtur pushtetin.”, tha Rama.

REAGIMI I PLOTË

“Vajmedet o Edi Rama. 
Zbret me helikopter në Shkodër për të sulmuar një grua…

Më erdhi neveri sot teksa ndoqa pak live, kryeministrin ( si “trim” që është nuk hyri nga toka por nga ajri në Shkodër), teksa bënte “cubin” duke sulmuar një grua, një nënë, një qytetare shkodrane , një model të zyrtares që nuk ul kokën nga shantazhet e tij….

Dështimet e qeverisjes tënde, refuzimet e investimeve dhe fondeve publike në infrastrukturë e shërbime, përmes mllefit që ti ke ndaj Veriut, tashmë janë të njohura publikisht, prandaj nuk ka me pasë “Voltanë” që ka me të shpëtu nga zemërimi i shkodranëve e gjithë shqiptarëve.

Nuk ka shpëtim për Republikën e vjetër.” (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi ramamimoza hajdarmatajVoltana Ademi
Pas

Plas sherri në stadium/ Tifozët e Partizanit tregojnë forcën me stola, të flamurtarit me gurë (VIDEO)

Para

Vritet pranë redaksisë gazetari i njohur meksikan

Para
Vritet pranë redaksisë gazetari i njohur meksikan

Vritet pranë redaksisë gazetari i njohur meksikan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.