Kryetarja e Partisë Socialiste për degën e Tiranës Blerina Gjylameti ka ‘shfrenuar gojën’ ndaj kryredemokratit Basha dhe kyetares së LSI-së.
Gjylameti i ka quajtur ditëzinj dhe rrëmujaxhinj të cilët sipas saj po bllokojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjylameti i bën thirrje kryedemokratit Basha që të zbresë nga katet e fundit pa leje dhe të mos dëgjojë Monika Kryemadhin.
Postimi i plotë i Blerina Gjylametit:
Si ka mundësi që nuk ngeli mik i shqiptarëve, mik i përbashkët i yni, që nuk po i vë në dukje këtyre rrëmujaxhinjve pa alternativë, se duhet të ndalojnë duke i bërë dëm Shqipërisë dhe integrimit në BE.
Mjaft o ditëzinj, mjaft keni vrarë dhe keni vjedhur këtë popull, mjaft kanë paguar shqiptarët për 30 vite haraç për oreksin tuaj të pushtetit.
Zbrit Lul nga katet e fundit pa leje, ku të kanë degdisur dhe s’të lenë të zbresësh. Është mirë të zbresësh për hir të gjithë atyre demokratëve, që kanë bërë shumë për këtë vend.
Të ftoj mos ta dëgjosh Monën, ideja e saj për pushtetin e ka bërë LSI-në një barsaletë, personazhet e së cilëve s’janë dhe aq të kendshëm për ata që votojnë.
Sa për reformat që kemi në Shtator 2017, ju presim dhe mirëpresim.
Ne detyrat dhe impenjimet tona do të vazhdojmë t’i bëjmë ,edhe drejtësia shumë shpejt do t’i bëjë.