Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në aksin rrugor Elbasan – Tunel, tek Ura në hyrje të tunelit ku drejtuesi I mjetit tip kamion me targa AA 886 MP rreth 50 vjeç banues në Tiranë ka zbritur nga mjeti i tij dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, por nga pakujdesia ka humbur jetën pasi ka rënë në një lartësi rreth 30 – 40 metra.
Viktima është Eduard Rajko.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 22.01.2018 rreth orës 00:40 në aksin rrugor Elbasan – Tunel, tek Ura në hyrje të tunelit drejtuesi i mjetit tip kamion me targa AA 886 MP drejtuar nga shtetasi E.R., rreth 50 vjeç banues në Tiranë ka zbritur nga mjeti i tij dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës. Nga pakujdesia ka rënë poshtë në një lartësi rreth 30 – 40 metra si pasojë ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ngjarje aksidentale. (B.H/FaxWeb)
Discussion about this post