02:03 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulime të reja arkeologjike në Luginën e Drinos në Gjirokastër

Sipas arkelogëve fushata e kërkimeve synon përgatitjen e një harte të plotë arkeologjike në funksion të turizmit.

19:20 | 17/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulime të reja arkeologjike në Luginën e Drinos në Gjirokastër

Arkeologët janë rikthyer në Luginën e Drinos në Gjirokastër për zbulime të reja në qytetet antike.

Në Parkun e Antigonesë gërmimet këtë vit po kryhen në qendrën e qytetit ku janë zbuluar banesa të reja.

Sipas arkelogëve fushata e kërkimeve synon përgatitjen e një harte të plotë arkeologjike në funksion të turizmit.

Në Luginën e Drinos në Gjirokastër, ku ndodhen rreth 20 qytete dhe vendbanime antike, arkeologë shqiptarë dhe italianë janë rikthyer për zbulime të reja.

Kërkimet këtë vit përqëndrohen në parkun Arkeologjik të Antigonesë, vendbanimi më i rëndësishëm antik i Luginës së Drinos.

Arkeologia Sabina Veseli thotë se po gërmohet në sheshin publik të qytetit ku janë bërë edhe zbulimet e para.

“Gërmohet shumë afër Agorasë dhe po gërmohet dhe në sektorin e banesave ku gërmimët kanë nisur që vitin e shkuar. Në zoën e banesave gërmojmë në shtëpinë e monedhave ku janë zbuluar disa mjedise të reja të cilat nuk ishin zbuluar gjatë gërmimeve paraprake.”

Zonja Veseli thotë më tej se gërmimet synojnë për të kuptuar si ka funsionuar qyteti.

“Synojmë të kuptojmë si ka funksionuar qyteti, si funksionon urbanistika e këtij qyteti.Fokusohemi në sheshin publik të qytetit , në Agoranë, për të parë nëse ka monumente të tjera përvec shëtitores dhe synojmë të shohim si zhvillohej urbansitka rezidenciale e banimit në Antigone”.

Arkeologët shqiptarë po punojnë së bashku me arkeologët italianë në kuadër të një marrëveshje, që ka hyrë në vitin e tretë, mes Universitetit të Maceratës në Itali dhe Institutit shqiptar të Arkeologjisë.

Arkeologu italian Roberto Perna flet për kërkimet e sivjetshme.

Jemi duke punuar si në hapësirën publike dhe atë private dhe kjo është pjesë e një projekti ambicioz që e kemi nisur 15 vite më parë në bashkëpunim me Institutin shqiptar të Arkeologjise për të sjellë të dhëna historike për gjithë territorin e luginës së Drinos. Gërmojmë në Antigone jo vetëm për të zbuluar Antigonenë por edhe për të kuptuar si ishte jeta në gjithë luginën. Në vitin 2016 realizuam gërmime të rëndësishme dhe në Teatrin e Adrianopolit, këtu pranë.

Gërmimet arkeologjike po tërheqin edhe këte grupe studentësh nga Shqipëria dhe Italia.

Arkeologia Sabina Veseli thotë se studentët vijnë kryesisht nga Universiteti i Tiranës dhe kjo është mjaft e dobishme për ta.

Së pari studentët e kuptojnë se sa i rëndësishëm është kërkimi në terren, së dyti vënë në jetë praktikë ato që aknë mësuar në teori dhe së treti studentët ajnë ata që do të jenë arkeologët e ardhshëm.

Zbulimet arkeologjike këtë vit shërbejnë si një mbështetje për turizmin pasi Antigonea është një nga sitet arkeoelogjike më të vizitura në Qarkune Gjirokastrës.

Drejtori i Parkut arkeologjik Shkëlqim Guce thotë se synimi është të ketë aktivitete gjithëvjetore për të tërhequr interesimin, si të vizitorëve vendas edhe të huaj.

Po bëjmë përpjekje që në të gjitha stinët të kemi aktivitete promovuese. Janë aktivitete të mirëfillta që realizohen në park si “Stoilitë e Antigonesë” që i kushtohet etnografisë së zonës , “Zonjat e rruazava” që u kushohet prodhimeve artizanale të grave, “Miqtë e Antigonesë” me histori , arkeologji dhe folklor. Baza kryesore e punës sonë vijon të mbetet mirëmbajtja dhe mbrojtja e monumenteve.

Antigonea, një qytet që u krijua nga mbreti Pirro për nder të gruas së tij Antigonës jetoi më pak se dy shekuj pasi u dogj nga romakët.

Arkeologët besojnë se muret rrethuese të qytetit antik u ndërtuan në shek. III Para Krishtit ndërsa nuk përjashtojnë hipotezën që në atë vend të ketë pasur një vendbanim më të hershëm.

Antigonea ndodhet rreth 15 kilometër larg qytetit të Gjriokastrës, ku zona antike e zbuluar tashmë, zë një sipërfaqe prej 45 ha, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 hektarë.

Monumentet kombinohen me natyrën dhe me rreth një mijë lisa që shtrihen përgjatatë gjtihë qytetit antik.

Etiketa: gjirokasterLugina e DrinosParku i AntigonesëRoberto PernaSabina Veselizbulime arkeologjike
Pas

Demokratët dhe “sherri” i radhës! Këtë herë mes Gazment Bardhit dhe Endri Hasës

Para

Thatësira dhe pasiguria rreth grurit ukrainas, shqetësim për fermerët amerikanë

Para
Thatësira dhe pasiguria rreth grurit ukrainas, shqetësim për fermerët amerikanë

Thatësira dhe pasiguria rreth grurit ukrainas, shqetësim për fermerët amerikanë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.