04:41 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zbulime të reja/ Brokoli, perimja ideale për stomakun. Vlerat shëndetësore

22:07 | 16/05/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulime të reja/ Brokoli, perimja ideale për stomakun. Vlerat shëndetësore

Brokolin mund ta duash ose ta përçmosh, nuk ka rrugë të ndërmjetme. Debatet për shijen dhe të jenë të pafundme, e vërteta universale është se brokoli është shumë i shëndetshëm.

Kjo perime e gjelbër ka qenë subjekt i shumë studimeve. Ato kanë konfirmuar përmbajtjen e antioksidantëve apo vlerat kundër qelizave të dëmshme. Së fundmi, një studim tjetër ka konfirmuar se brokoli i bën shumë mirë shëndetit të stomakut.

Ekspertët zbuluan se personat që konsumuan brokoli e përballuan tretjen me më shumë sukses në krahasim me personat e tjerë që ishin subjekt i një regjimi ushqimor pa brokoli. Specialsitët konfirmonë se ndikimi i brokolit në shëndetin e stomakut është i pamohueshëm.

Vlerat shëndetësore
Përfshirja e perimeve si brokoli arrijnë të aktivizojnë receptorë të rëndësishëm në stomak. Këta receptorë ndihmojnë në mirëmbajtjen e homostazës së stomakut. Njerëzit duhet të konsumojnë të paktën 3 filxhanë e gjysmë me brokoli në javë. Kjo, për të përfituar vlerat mbrojtëse të brokolit, pohojnë ekspertët e AgroËeb.org.

Perime të tjera si lakrat e vogla, lulelakra e të tjera mund të sjellin përfitime të ngjashme për stomakun, sqarojnë ekspertët. Gjetjet e studimit sugjeruan se këto perime përmbajnë një përbërës organik që shpërbëhet dhe aktivizon receptorët në shtresën e zorrëve.

Disa specialistë deri më tani kanë rekomanduar shmangien e këtyre ushqimeve për shkak të nivelit të lartë të fibrës që shkakton gazra dhe irritim të stomakut, por tani shkencëtarët mendojnë ndryshe.

Gjetjet tregojnë se brokoli luan një rol parandalues kundër inflamacionit të zorrëve apo kolitit. Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës.

Kjo perime e gjelbër bën mrekullira për zemrën. Vlerat anti-inflamatore të brokolit e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen nga sëmundjet kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut.

Brokoli duhet gatuar sa më pak, në mënyrë që të maksimizoni potencialin e tij ushqyes. Mjafton ta gatuani për një kohë shumë të shkurtër me avull. Prezantimi i fëmijëve me brokolin nuk është një mision aq i pamundur, nëse dini se si t’ua shërbeni.

Duke qenë se proçesi i gatimit shkatërron disa prej ushqyesve që gjenden tek kjo perime, përpiquni ta shkurtoni sa më shumë kohën e gatimit./AgroWeb

 

Etiketa: Brokolivlerat shendetesore
Pas

Braçe: Respekt Fatmir, mafia duhet luftuar! Kundërsulmi njësoj si…

Para

Si do t’u përgjigjej ministri këtyre pyetjeve? Vettingu do të rrëzonte Fatmir Xhafajn

Para
Si do t’u përgjigjej ministri këtyre pyetjeve? Vettingu do të rrëzonte Fatmir Xhafajn

Si do t’u përgjigjej ministri këtyre pyetjeve? Vettingu do të rrëzonte Fatmir Xhafajn

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.