Zhytësit në Portugali kanë gjetur një anije 400 vjeçare dhe e kanë cilësuar si “zbulimin e dakadës”. Skuadra beson se anija dikur transportonte erëza nga Europa dhe India rreth viteve 1575 dhe 1625. Piperët, fragmente prej porcelani kinez nga fundi i shekullit të 16 dhe në fillim të shekullit të 17-të, si dhe topa bronzit u gjetën në mesin e mbetjeve të fundosura pranë Cascais, në afërsi të kryeqytetit të Lisbonës.
Drejtori i projektit Jorge Freire tha për Reuters se anija ishte e ruajtuar mjaft mirë.
“Nga një perspektivë e trashëgimisë, ky është zbulimi i dekadës”, tha ai.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post