16:52 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohen 4 emrat/ Të tjerë agjentë iranianë në Shqipëri: Presim sërish akte të mundshme terroriste

15:51 | 25/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohen 4 emrat/ Të tjerë agjentë iranianë në Shqipëri: Presim sërish akte të mundshme terroriste

Përfaqësues të opozitës iraniane në Shqipëri deklarojnë se në vendin tonë jetojnë dhe veprojnë të tjerë agjentë iranianë, madje thonë edhe emrat e disave prej tyre.

Ata shprehen se lajmin për goditjen e planifikuar nga celula terroriste iraniane në marsin e vitit të kaluar në Kryegjyshatë e kanë mësuar vetëm nëpërmjet mediave.

Në një intervistë për “Abc News”, Ali Safavi, përfaqësuesi i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të MEK-ut, shprehet se i presin akte të tilla, ndërsa zbulon emrat e katër të dyshuarve të tjerë që jetojnë në Shqipëri.

Ali Safavi, përfaqësuesi i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të MEK

Anëtarët e opozitës iraniane që jetojnë në kampin “Ashraf 3”, në Manzë të Durrësit, e kanë mësuar nga mediat që përcollën deklaratën e kreut të Policisë, Ardi Veliu, për zbulimin e një celule terroriste që kishte planifikuar një sulm terrorist gjatë festimeve të bektashinjve marsin e 2018-s në vendin tonë. Anëtari i Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane me seli Uashingtonin, gjatë intervistës përmend emrat e agjentëve të tjerë që jetojnë në Shqipëri. Sipas Safavit, Nakosh Zade nuk ishte i vetmi. Ka edhe të tjerë, përfshi, Kolam Zedah Shekari, Hassan Hayrani (Hajrani) dhe Rrahman Modammadi.

“Ne nuk ishim në dijeni të informacionit që paraqiti drejtori i Policisë së Shtetit, por sidoqoftë ne kemi thënë vazhdimisht se regjimi i Iranit ka një rrjet shumë të gjerë terrorist në Europë, përfshi Shqipërinë, duke përdorur ata që njihen si ishanëtarë të Ministrisë së Inteligjencës, që të organizohen për sulme terroriste, siç ishte rasti i marsit 2018. Forcat e Rendit në Shqipëri duhet të përgëzohen për punën e kujdesshme, duke mbledhur informacion mbi atë rrjet, por ne mendojmë se Europa duhet të mbyllë ambasadat e Iranit, sepse ato nuk kanë funksion diplomatik, por drejtojnë dhe lehtësojnë operacione ndaj kundërshtarëve të regjimit dhe përgatisin sulme terroriste”, shprehet Ali Safavi.

MBULESAT DIPLOMATIKE

Përfaqësuesi i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të MEK, Ali Safavi, thotë se ata informojnë vazhdimisht qeveritë në Europë, përfshi edhe atë shqiptare mbi aktivitetin terrorist të agjentëve të Iranit. Ndërsa sjell si shembull ambasadorin iranian dhe zëvendësin e tij, që u dëbuan si non grata nga Shqipëria dhjetorin e kaluar.

“Ambasadori Gholam Hossein Mohammadnia ka qenë drejtues i lartë i Ministrisë së Inteligjencës e ka qenë edhe anëtar i ekipit negociator kur regjimi iranian negocionte me SHBA me Xhon Kerrin për marrëveshjen bërthamore me Iranin në Gjenevë, në Vjenë dhe në Nju Jork. Pra, është e qartë se regjimi iranian përdor mbulesën diplomatike për të dërguar diplomatët e vet në Europë, madje ish-ambasadori Mohamandnia ka qenë i përfshirë direkt në operacione dhe zëvendësi i tij, Mustafa Roodaki, ka qenë shef sektori në Ministrinë e Inteligjencës për Europën. Kur ai erdhi në Shqipëri, një tjetër agjent i Ministrisë së Inteligjencës, Asadon Asadi, e zëvendësoi atë në Vjenë dhe, siç mund ta dini, Asadi ishte personi që iu dha bombën dy agjentëve për të hedhur në erë anëtarët e rezistencës që ishin mbledhur në Paris. Sot, ai është në burg në Belgjikë në pritje të gjyqit. Pra, qartazi, të ashtuquajturit diplomatë të regjimit iranian kanë lidhje direkte me Ministrinë e Inteligjencës apo gardën revolucionare dhe prandaj, e nënvizoj sërish, se ambasadat e regjimit iranian dhe qendrat diplomatike duhet të mbyllen”, shprehet ai.

SULMET NE EUROPE

I pyetur nëse shqiptarët duhet të frikësohen nga akte të ngjashme si ai i marsit 2018, i përgatitur gjatë festimeve e me shumë njerëz, përfaqësuesi i MEK tha se të gjithë duhet të jenë vigjilentë. Madje, jo vetëm shqiptarët, sipas tij, por edhe europianët, pasi terrorizimi i regjimit nuk kufizohet vetëm në Shqipëri.

“Ata janë aktivë ngado nëpër Europë. Pak muaj më parë, një diplomat u përzu nga Danimarka, një tjetër nga Holanda. Regjimi organizoi sulme terroriste në Bullgari e madje edhe në Tailandë, në Arabinë Saudite. Edhe në Uashington, ata tentuan të vrisnin ambasadorin e Arabisë Saudite. Pak më herët, ata tentuan të vrasin edhe zyrtarë të lëvizjes sonë në Uashington vitin e kaluar dhe FBI arrestoi 2 agjentë të inteligjencës iraniane. Prandaj, ne themi se terrorizmi është një kolonë e politikës së jashtme të regjimit të Iranit, prandaj Europa duhet të jetë shumë vigjilente. Në 1997, BE miratoi një deklaratë për të përzënë agjentët e shërbimit iranian e për të mos dhënë viza për të hyrë në Europë. Duket se nuk po e respektojnë atë deklaratë. Nëse Europa dëshiron të jetë e sigurt, duhet t’i përzërë agjentët iranianë e të mbyllë ambasadat e tyre në Europë”, shprehet Ali Safavi.

Etiketa: anetaret e mekmuxhahedinet
Pas

Mund të paguheni 4600 euro në vit, kjo është puna më çuditshme në botë

Para

“Fatkeqësisht muskujt po i ‘kushtojnë’ shumë Shaqirit”, Klop i pakënaqur me sulmuesin shqiptar

Para
“Fatkeqësisht muskujt po i ‘kushtojnë’ shumë Shaqirit”, Klop i pakënaqur me sulmuesin shqiptar

"Fatkeqësisht muskujt po i 'kushtojnë' shumë Shaqirit", Klop i pakënaqur me sulmuesin shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Osmani pret në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas

Kolapsi i koalicionit të djathtë, Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Mbipopullohen… burgjet/ Suedia dërgon 600 të dënuar për krime të rënda në Estoni

U godit nga pllaka metalike, plagoset punëtori i Uzinës së Ferrokromit në Elbasan (Emri)

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha takon Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn

Letërporosi britanike në SPAK, 2 dëshmi në Londër për Jan Prengën, anglezët kërkojnë detaje

Moska gati për një tjetër shkëmbim të burgosurish, 1200 nga secila palë

Gjermani/ Makina përplas një grup nxënësish të shkollës fillore në Këln, katër të plagosur

Negociatat Ukrainë-Rusi, Zelensky: Propozuam armëpushim deri sa të takohen liderët

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar: Gaza, më keq se ferri në tokë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.