Gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj ka dhënë detaje të reja për aksionin e RENEA-s që u zhvillua mbrëmjen e sotme në qytete të ndryshme të vendit. (Lexo ketu)
Janë shoqeruar dhjetëra persona, mes të cilëve dhe Astrit Seferi. Ky i fundit nuk është një person i panjohur për policinë, pasi është autor i plagosjes së katërfishtë në Tiranë në vitin 2017. Mësohet se Seferi është ndaluar nga policia në Mamurras,por eshte e paqarte si Seferi ndodhet ne liri pasi ne vitin 2019 u arrestua.
Policia e shtetit ka arrestuar ne vitin 2019 dy vëllezërit Arben Seferi dhe Astrit Seferi të cilët akuzohen për plagosjen e 4 personave në një lokal në Laprakë në vitin 2017. Së bashku me dy vëllezërit Seferi ishte edhe shtatasi Viktor Gjergji edhe ky i fundit i arrestuar.
Në vitin 2017 gjatë sherrit të ndodhur në një lokal në zonë e Laprakës mbetën të plagosur, pronari i lokalit, Eljon Leka me të cilin dy vëllezërit kishin pasur konflikt të mëparshëm si dhe Avni Biber, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama të tre klientë në lokal.
“RENEA ka kryer një operacion Blic në disa qytete problematike për disa ngjarje kriminale ne vend. Pra në Durrës, Lezhë dhe Shkodër. Mësohet se janë shoqeruar disa persona, mes tyre dhe Astrit Seferi. Ky është një person me precedent penal. Njihet kryesisht në zonën e Kurbinit. Ai ka qenë autor i dyshuar apo akuzuar për një sërë veprash penale. Kontrollet janë kryer kryesisht në lokale apo ambiente ku policia dyshonte se kishte aktivitet të jashtëlisgjshëm. Kontrollet vijojnë dhe nuk përjashtëhoet mundësia që të vijojnë kontrollet dhe në Lushnje, ku mbrëmjen e djeshme u vra një person dhe u plagosën 5 të tjerë. Astrit Seferi akuzohet për plagosje të katërfishtë në laprakë në vitin 2017. Ai u ndalua në Kurbin”, raportoi gazetari Gjinaj.
Ky aksion i RENEA-s u ndërmor pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjes, aty ku u vra biznesmeni Bledar Muço.
(E.H/Faxweb.al)