11:39 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohen detajet, 2 diplomatët iranianë që u dëbuan nga Shqipëria ishin bashkëpunëtorë të Qasem Soleimanit

19:04 | 15/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohen detajet, 2 diplomatët iranianë që u dëbuan nga Shqipëria ishin bashkëpunëtorë të Qasem Soleimanit

Autoritetet shqiptare njoftuan sot se kanë urdhëruar dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në një postim në Facebook.

Sipas tij të dy diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, kanë zhvilluar “veprimtari në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit u është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, shkruan zoti Cakaj.

Burime të qeverisë shqiptare, i thanë Zërit të Amerikës se dy diplomatët po dëbohen për aktivitete kundër grupit MEK. Sipas tyre, atasheu kulturor Seyed Ahmed Hosseini Alast kishte mbajtur poste të larta në Gardën Revolucionare të Republikës Islamike dhe Mohamed Peimanemati ishte anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit Mois dhe ishte përgjegjës për disa akte terroriste në vendet e BE-së. Sipas burimeve ata kishin qenë bashkëpunëtorë të Qasem Solemanit.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria shpall përsona të padëshiruar diplomatë iranianë. Në dhjetor të vitit 2018, ambasadori i Iranit në Shqipëri, dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga vendi pasi dyshoheshin të ishin përfshirë “në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend”.

Në atë kohë, Ministria e Jashtme shqiptare saktësoi se vendimi ishte marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik./ VOA

Etiketa: diplomatet iranianeqasem soleimani
Pas

Meghan fut në sherr Harryn me David Beckham, Princi nuk i flet ish-futbollistit

Para

Një tjetër qendërsulmues me emër drejt LA Galaxy, nesër zyrtarizohet largimi i katërt nga Milan!

Para
Një tjetër qendërsulmues me emër drejt LA Galaxy, nesër zyrtarizohet largimi i katërt nga Milan!

Një tjetër qendërsulmues me emër drejt LA Galaxy, nesër zyrtarizohet largimi i katërt nga Milan!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja e 23-vjeçarit në Ulëz, del ekspertiza: I riu ka vdekur nga asfiksia, e kanë mbytur

Berisha në Kavajë: Sakrifica sublime e të riut Josif Budo u shndërrua në frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët

Inaugurimi i shtatores së Josif Budos në Kavajë, Salianji:Sapo përfundova njohjen me burgun, si realitet i diktaturës së re

Testi fizik/ Përfundon faza e dytë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Rama në Romë për Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, pjesëmarrës edhe liderët botërorë (VIDEO)

SHBA rifilloi dërgesat e armëve në Ukrainë, Sekretari i Shtetit Rubio takohet sot me kryediplomatin rus Lavrov

Londër/ Shitën 832 kg kokainë, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare

Presidentja e KE, Von der Leyen përballet me votëbesim, Orban udhëheq thirrjet kundër saj

Ilir Proda: Policia e Shtetit me angazhim maksimal në sezonin turistik.Masa disiplinore pas shkeljeve në Theth

Lajmi i fundit/ Shkarkimi i drejtorit të Policisë Shkodër, zgjidhe drejtori i ri! Ja kush e mori postin (Emri)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.