Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj pak ditë para se të shkarkohej nga detyra me urdhër të kryeprokurores Arta Marku, ka takuar pasuesen e tij në detyrë, Donika Prela.
Takimi mes tyre është zhvilluar në një nga lokalet e kryeqytetit, raporton Fax News.
Nuk dihen detaje për fokusin e takimit.
Ditën e sotme, Besim Hajdarmataj është hequr nga drejtimi i Krimeve të Rënda duke kaluar në prokuror të kësaj prokurorie.
Hajdarmataj ka hetuar ish-ministrin Tahiri. Nga ana tjetër Donika Prela, është prokurorja e Durrësit, që kishte në dorëzim çështjen “Llalla”.
(F.G/Faxweb.al)